• Thursday, 25 July 2024

Me automjete po prishet rendi publik dhe qetësia në Tetovë, nga dhjetë të sanksionuar, shtatë janë me targa të huaja

Me automjete po  prishet rendi publik dhe qetësia në Tetovë, nga dhjetë të sanksionuar, shtatë janë me targa të huaja

Tetovë, 24 korrik 2024 (MIA) - SPB Tetovë informoi se dje kanë mbajtur dhjetë automjete, prej të cilave shtatë janë me targa të huaja, për shkak të prishjes së rendit publik dhe qetësisë dhe shkaktim të zhurmës më të madhe nga që lejohet. Kontrolli ishte kryer në rrugën "Marshall Tito", në hyrje të qytetit.

"Shoferëve do t'u përgatiten parashtresa adekuate në pajtim me parregullsitë e konstatuara në stacionin për kontroll teknik, ndërsa nëse konstatohet zhurmë më e madhe tek automjetet, ata në pajtim me ligjin do të mbahen 90 ditë në stacion policor. SPB Tetovë u bën thirrje shoferëve me kohë t'i kontrollojnë automjetet, të mos vozisin pa patent shofer, të kenë kujdes ku i parkojnë automjetet dhe të mundësojnë qarkullim normal të komunikacionit, sepse çdo ditë jemi dëshmitarë të tollovisë tejet të madhe dhe frekuentim të shtuar në komunikacion, por edhe fatkjeqësi komunikacioni me pasoja serioze. Me atë do të kontribiojnë për siguri më të madhe personale dhe siguri të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion", thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Për shkaqe të njejta, dy ditët e kaluar ishin përjashtuar dhe mbajtur edhe 13 automjete.

Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej 8:00 deri në orën 1:00 është kryer kontroll aksioni me ç'rast janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 96 kundërvajtje, prej të cilave 81 në rajonin e Tetovës dhe 15 në rajon të Gostivarit. Në Tetovë 21 shoferë janë dënuar për shkak të parkimit jo të rregullt, prëderisa me automjetin e posaçëm janë marrë 17 automjete. ab/

fotо: МIА