• Monday, 23 March 2026

Mëngjes i ftohtë, me diell dhe me vranësira të lehta gjatë ditës

Mëngjes i ftohtë, me diell dhe me vranësira të lehta gjatë ditës

Shkup, 5 tetor 2025 (MIA) - Këtë mëngjes moti është i ftohtë, gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Nga fundi i ditës, vranësirat do të shtohen dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Nga fundi i ditës, vranësirat do të shtohen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë natës drejt së hënës dhe në dy ditët e para të javës së ardhshme do të ketë reshje lokale të herëpashershme. Nga e hëna deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, ndërsa temperaturat do të mbeten nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Nga e enjtja pritet rritje e temperaturave ditore. mb/

Foto: MIA