• Sunday, 01 December 2024

Lutkov: Shënohet 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike dhe miqësisë së fortë mes Maqedonisë dhe Japonisë

Lutkov: Shënohet 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike dhe miqësisë së fortë mes Maqedonisë dhe Japonisë

 Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA)- Mbrëmë në Teatrin Popullor të Maqedonisë u mbajt manifestim solemn me rastin e përvjetorit të rëndësishëm - 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë.

Para të pranishmëve, trupit diplomatik, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe komisarit për bashkëpunim kulturor i Japonisë, Shuniçi Tokura u drejtua ministri i kulturës dhe turizmit, Zoran Lutkov i cili shprehu besimin se në të ardhmen, përmes dialogut të përbashkët dhe bashkëpunimit, do të punojmë në vazhdimësi dhe me dëshirën që bashkërisht të ndërtojmë bashkëpunim të mëtutjeshëm kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë.

“Komisari Tokura, nga vendi i diellit që po lind, sot është mysafir i dashur në tokën e diellit, mes miqsh, mes tij, mes njerëzve që vlerësojnë jashtëzakonisht shumë kulturën japoneze”, tha ministri Lutkov, duke shprehur mirënjohjen për donacione kulturore nga Japonia, të cilat janë shenjë miqësie dhe kontribut të çmuar në zhvillimin e kulturës maqedonase dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella

 Ministri Lutkov theksoi rëndësinë e memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim i cili do të sjellë intensifikimin e bashkëpunimit në kulturë mes dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të projekteve të UNESCO-s dhe në industrinë e filmit. Ai theksoi edhe pjesëmarrjen e Maqedonisë në "EXPO OSAKA 2025" me ekspozitën e projektit të Kenzo Tange për rindërtimin e zonës qendrore të Shkupit pas tërmetit katastrofik të vitit 1963.

“Unë sinqerisht mendoj se këto janë vërtet gjeste të besimit dhe miqësisë reciproke që presim t'i ndërtojmë dhe t'i forcojmë më tej lidhjet kulturore që ekzistojnë mes dy vendeve tona mike në të ardhmen”, tha ministri Lutkov në ceremoninë në TKM.

Me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, të ftuarit mirëpritën Komisarin për bashkëpunim kulturor të Japonisë, Shuniçi Tokura, ambasadoren japoneze Osaka Kazuja dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, të cilët nënvizuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira dypalëshe, mbështetjen që Japonia i jep Maqedonisë si një nga donatorët më të mëdhenj dhe miqësinë maqedone-japoneze, e cila ka një marrëdhënie të fortë dhe i cili do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Aktiviteti vazhdoi me koncert të Orkestrës Kombëtare të jazz-it e cila performoi kompozime të frymëzuara nga vepra origjinale maqedonase, si dhe kompozim autori nga mysafiri Nobuo Vatanabe nga Japonia.