• Thursday, 05 December 2024

Lideri i opozitës gjeorgjiane Nika Gvaramija, i rrahur dhe pa ndjenja, arrestohet nga policia

Lideri i opozitës gjeorgjiane Nika Gvaramija, i rrahur dhe pa ndjenja, arrestohet nga policia

Tbilisi, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Policia në Tbilisi arrestoi liderin e një prej katër partive kryesore opozitare në Gjeorgji, Nika Gvaramija, pasi që më parë ishte rrahur dhe ka mbetur pa ndjenja, kumtoi sot partia e tij.

Partia "Koalicioni për Ndryshime" në platformën X publikoi video, në të cilën tregon si Nika Gvaramija i pavetëdijshëm është marrë nga disa burra, të cilët e mbanin për duar dhe këmbë në rrugë.

Në kumtesë thuhet se Gvaramija "u hodh në një automjet policie edhe krahas asaj se u sulmua fizikisht dhe u rrëzua pa ndjenja".

Ky shtet kaukazojugor ka hyrë në krizë politike, sepse gjeorgjianët janë çdo ditë në protesta të mëdha në rrugë, të mbështetur nga partitë opozitare, kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. rq/

Foto: Gjeorgjia sot