Largohen 42 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Komunën e Aerodromit, Çair, Kisella Vodë dhe Karposh
- Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, NP "Higjiena komunale" - Shkup realizoi disa aktivitete për largimin e deponive të egra në kuadër të së cilës janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 42 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme.
- Post By Fami Bajrami
- 13:57, 12 November, 2024
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, NP "Higjiena komunale" - Shkup realizoi disa aktivitete për largimin e deponive të egra në kuadër të së cilës janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 42 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Siç informon NP "Higjiena komunale" një pjesë nga aktivitetet u zhvilluan në rrugën 1615 në komunën Aerodrom, në afërsi të Xhevahir Holding ku është larguar deponia e egër e përbërë prej 10 metra kub kryesisht mbetje të përziera komunale.
Është intervenuar edhe në rrugën Dositej Obradoviq në komunën Kisella Vodë, ku janë ngritur rreth 7 metra kub mbetje të vëllimshme dhe mbetje nga paketimi prej kartoni, si dhe në rrugët "Xhon Kenedi" dhe "Cvetan Dimov" në komunën Çair, ku janë larguar 15 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
"Njëkohësisht, ekipet e Ndërmarrjes gjatë ditës së djeshme ngritën dhe transportuan 10 metra kub mbetje nga deponia e egër e vendosur në rrugën "Jurij Gagarin" në afërsi të restroantit "Makedonska kuqa" në komunën Karposh të Shkupit", thuhet në kumtesë. rq/
Foto: NP "Higjiena komunale"