• Friday, 04 October 2024

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit dhe Ligjit për eksproprijim

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit dhe Ligjit për eksproprijim

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Deputetët në kuadër të seancës së sotme të 16-të plenare i votuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit dhe Ligjit për eksproprojim.

Deputeti i "Frontit evropian", Sali Murati theksoi se në ndryshimet ka disa mangësi nga aspekti procedural, mangësi thelbësore dhe juridike dhe probleme praktike në zbatimin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij Ligji.

"Si mangësi procedurale është propozimi për miratim në procedurë të shkurtuar, është i pabazë, sipas meje, sepse bëhet fjalë për ndryshime thelbësore të Ligjit të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në të drejtat e qytetarëve. Gjithashtu, ndryshimet nuk janë të thejshta dhe teknike siç është në pajtim me Rregulloren. Nevojnitet debat i gjerë publik për këtë problematikë dhe nuk është bashkangjitur analizë e zbatimit të ligjit ekzistues në mënyrë që të kemi qasje drejt këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve. Nga aspekti thelbësor juridik, mangësitë në këtë ligj janë vazhdimi i afatit për përfaqësues të përkohshëm në aktër vite është periudhëe  gjatë dhe mund të çojë drejt keqprëdorimeve. Gjithashtu, nuk janë saktësuar kriteret për propozim të arsyetuar gjatë vazhdimit të afatit prej dy deri në aktër vite. Dhe nuk është defiunuar qartë procedura për kompensim për anulim pranë anuliomit me marrëveshje që propozohet. Mungojnë dispozita kalimtare për marrëveshjet tashmë të arritura. Si mangësi juridike, sipas meje, në vendimin ligjir ekziston mosdakordim mes neneve të ndryshme", tha Murati.

Në Kuvend gjithashtu sot u shënua Muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit. Para deputetëve foli kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Zhaklina Peshevska, theksoi se kanceri i gjirit është kanceri i dytë më shpesh i diagnostikuar terk gratë, pas kancerit të lëkurës, ndërkaq është i dyti për vdekshmëri nga kanceri pas kancerit të mushkërive.

Ajo potencoi se sëmundja e kancerit të gjirit në 30 vitet e fundit shënon rritje në nivel global dhe ajo është 3,1 për cind në vit, ndërsa vdekshmëria ndryshon.

Peshevska me thirrje për gratë që t'i kushtojnë vëmendje të posaçme shëndetit të tyre dhe kontrollet e rregullta mjekësore të bëhen pjesë e jetës së tyre. ab/

 

Foto: МIА arkivi