• Thursday, 09 April 2026

Kuvajti njofton për sulme me dronë iranianë ndaj një ministrie dhe stacioni të naftës

Kuvajti njofton për sulme me dronë iranianë ndaj një ministrie dhe stacioni të naftës

Tel Aviv, 5 prill 2026 (MIA) – Kuvajti ishte nën sulm të ri iranian, me çka dronë sulmuan objekte qeveritare dhe energjetike, njoftuan autoritetet sot herët në mëngjes. 

Një aeroplan iranian pa pilot goditi një ndërtesë e cila i takon Ministrisë së Financave, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm, njoftuan mediat shtetërore, duke iu referuar Ministrisë. Nuk ka raportime për të lënduar. 

Sipas Ministrisë së Energjetikës, dy elektrana dhe stacione për shkripëzim ishin dëmtuar rëndë nga dronë iranianë, duke shkaktuar defekt të dy gjeneratorëve të energjisë. 

Një aeroplan tjetër pa pilot goditi objekt të menaxhuar nga Korporata e Naftës në Kuvajt, njoftoi Ministria e Informatave, gjithashtu duke raportuar se nuk ka të lënduar. 

Paraprakisht, ushtria e Kuvajtit njoftoi se vendi është nën sulm të ri me raketa dhe pa pilot, duke shtuar se është aktivizuar mbrojtje ajrore. 

Irani lëshoi raketa dhe dronë mbi Kuvajt dhe vende të tjera nga Gjiri të cilët janë nikoqirë të forcave ushtarake amerikane nga fillimi i sulmeve amerikane – izraelite para pesë javëve. fc/

Foto: Arkivi