• Sunday, 24 November 2024

Kushtet e motit optimale për mbjelljet e vjeshtës

Kushtet e motit optimale për mbjelljet e vjeshtës

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Kushtet e motit me diell dhe relativisht të ngrohtë ditët e fundit, e në disa vende me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë të lehtë deri mesatare, janë optimale për mbjelljen vjeshtore të kulturave gjysmë të thata, thonë agrometeorologët nga DPHM.

Sipas tyre, rëndësi të madhe është respektimi i afatit të mbjelljes.

"Në vazhdim e sipër është mbjellja e kulturave bimore të veçanta, si dhe grumbullimi i kulturave bimore të mbetura. Në prodhimin e verës, hardhitë janë në fazën e përgatitjes për pushim dimëror. Kjo fazë fillon pas pjekurisë së plotë dhe përfundon deri në rënien e gjetheve. Deri në vjeshtë, gjethet vazhdojnë ende aktivitetin e tyre fotosintetik. Në bimë ndodhin edhe procese të tjera fiziologjike, të cilat synojnë ruajtjen e lëndëve ushqyese rezervë që do të nevojiten për vegjetacionin e ardhshëm, maturimin e lastarëve, diferencimin e farave dhe përgatitjen për një periudhë pushimi dimëror. Në pemishtet, në disa lloje të vonshme, kryhet ende korrje. Rekomandohet zbatimi i masave korrekte agroteknike, furnizimi i kulturave me sasitë e nevojshme të lëndëve ushqyese, gjë që rrit rezistencën ndaj ngricave të dimrit, si dhe aplikimi i materialit faror të certifikuar me karakteristika cilësore që i përgjigjen standardeve", theksojnë agrometeorologët.

Më së miri është, theksojnë ata, të merren fara nga lloje të rizonuara dhe të përzgjedhura me gjendje të mirë shëndetësore dhe të përdoret pleh cilësor.

"Nëse kushtet e motit e lejojnë, duhet të vazhdohet me masat e tjera agroteknike, shtojnë agrometeorologët nga DPHM-së. mb/