Kryetari i Kuvendit Gashi për vizitë në Manastir
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të vizitojë Manastirin.
- Post By Sara Ademi
- 07:34, 14 March, 2025

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të vizitojë Manastirin.
Siç njofton shërbimi parlamentar për media, Gashi do të takohet me kryetarin e komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.
Kryeparlamentari do të vizitojë Muzeun e Alfabetit Shqip.
Gashi do të vizitojë edhe zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët, i shoqëruar nga kryetari dhe deputetët e Manastirit, pas së cilës është planifikuar deklaratë për media. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s