Kryeministri Mickoski nesër në Beograd do të takohet me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin Vuçeviq
- – Kryeministri Hristian Mickoski nesër në Beograd do të ketë takime të ndara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq.
- Post By Fitore Curri
- 17:36, 21 November, 2024
Beograd, 21 nëntor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski nesër në Beograd do të ketë takime të ndara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq.
Mickoski e kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut i cili do të marrë pjesë në panairin e tretë ndërkombëtar të verës, ushqimit, rakisë dhe turizmit “Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur”. Sipas informacioneve nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kryeministri do të flasë në hapjen e panairit të verës, si dhe në natën maqedonase. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s