• Thursday, 16 May 2024

Kovaçevski premtoi një luftë të intensifikuar kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor, paga dhe pensione më të larta...

Kovaçevski premtoi një luftë të intensifikuar kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor, paga dhe pensione më të larta...

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) – Një luftë vendimtare dhe më efektive kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor, rritje të pagave dhe pensioneve, përkrahje për të rinjtë, ekonominë... paralajmëroi sot në fillim të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Duke mbjajtur fjalim në manifestimin “Nuk do të heqim dorë nga e ardhmja europiane” në prani të mbajtësve të listave në gjashtë qarqet, ai dërgoi mesazhe se nuk nuk do të heqim dorë në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, që sipas tij do të ndodhë deri në vitin 2030, por me një qeveri pro-evropiane që do ta formojë LSDM-ja.

Kovaçevski vlerësoi se programi i LSDM-së dhe Koalicionit është real dhe i realizueshëm dhe se nuk do të dorëzohet derisa çdo rresht e tij të bëhet realitet.

“Nuk do të ketë më lëndë të lëna nëpër sirtarë. Më në fund do të bëjmë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, I pëlqen apo nuk I pëlqen dikujt, do të fillojë me kandidatët e listës në Njësinë Zgjedhore 1, do të vazhdojë me politikanët dhe do të kalojë te gjyqtarët, prokurorët dhe të gjithë ata që në 32 vitet e kaluara kanë grumbulluar pasuri të cilën e përdorin dhe abuzojnë për të ndikuar në sistem. Ne angazhohemi dhe premtojmë reformë të plotë të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe reforma të tjera në gjyqësor që të ketë drejtësi për të gjithë”, tha Kovaçevski.

 

 

">

LSDM-ja dhe Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane premtojnë pagë mesatare prej 1100 eurosh dhe rrogë minimale prej 600 eurosh, të cilat me hyrjen në BE projektojnë se do të arrijnë pagën mesatare prej 1300, pra pagën minimale prej 800 eurosh. Nga 200 euro për çdo punësim të parë për të rinjtë deri në 26 vjeç, shifër njëshifrore e papunësisë shtatë për qind deri në fund të mandatit....

“Do të sigurojmë një pension mesatar prej 30 mijë denarësh dhe një pension minimal prej 20 mijë denarësh, i cili gjithashtu do të rritet me hyrjen në BE. Do të ketë edhe shumë paketa të tjera masash në mbështetje të pensionistëve sepse e meritojnë. Kompanitë do të marrin 180 milionë euro të reja mbështetje direkte financiare, ndërsa investimet kapitale publike do të jenë në nivelin prej 3,5 miliardë eurosh”, tha Kovaçevski.

Premton investime prej 2,7 miliardë eurosh për ndërtimin e 194 kilometrave autostrada dhe rindërtimin e 950 kilometrave rrugë rajonale dhe lokale në të gjitha pjesët dhe bashkitë e vendit, mbështetje financiare për fermerët në vlerën 1,35 miliardë euro, rritjen e granteve për kantinat e vogla në 15000 euro, për fermerët e rinj nga 10000 dhe 20000 euro, nga 10000 euro secila për gratë fermere... Gjithashtu një rritje të prodhimit vendas të energjisë me 70 për qind që të mund të mbulojmë plotësisht nevojat e brendshme, një rritje prej qind për qind për kapacitetet e instaluara të burimeve të rinovueshme të energjisë. 

“Premtojmë rritje drastike të pagave të personelit mjekësor dhe investime të mëdha në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore. Specialistët do të kenë paga deri në 180 mijë denarë, mjekët e përgjithshëm deri në 120 mijë denarë, ndërsa infermierët deri në 90 mijë denarë. Do të sigurojmë gjithashtu heqjen e plotë të participimit prej 20 për qind për shërbimet shëndetësore publike. Do të jetë pa pagesë për të gjithë të siguruarit. Për nxënësit tanë do të ketë ushqim falas, transport dhe ekskursione arsimore, sepse ne duhet të mbështesim zhvillimin e brezave të rinj. Do të prezantojmë një program për subvencione dhe çmime të favorshme për blerjen e shtëpisë tuaj për të rinjtë deri në 29 vjeç, si dhe një pagë të garantuar për të rinjtë, por edhe grante për fillimin e biznesit për të rinjtë, tashmë të rritur në tetë mijë euro”, tha Kovaçevski.

 

Ai po ashtu ka theksuar se pozitat drejtuese në ministri dhe institucione do të jenë në dispozicion vetëm për ata që realisht e meritojnë me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.

Në dy vitet e fundit të mandatit të tij, ai realizoi disa nga ato që kishte planifikuar, por shumë gjëra mbetën të parealizuara.

“Jam i bindur se për 20 ditë nga sot së bashku do të vulosim një fitore dhe sukses të madh për Maqedoninë evropiane. LSDM-ja dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane do të marrin përkrahje të madhe nga qytetarët dhe do të formojmë Qeverinë e re që më së voni deri në vitin 2030 do ta çojë vendin në BE, por edhe do ta sjellë Evropën këtu në Maqedoni”, tha Kovaçevski.

 Jemi të vetëdijshëm, theksoi ai, se kemi bërë një sërë gabimesh dhe unë mbaj përgjegjësi për këtë.

“E dimë që qytetarët janë të zhgënjyer nga rritja e çmimeve, nga korrupsioni, arbitrariteti, mosveprimi dhe abuzimet e disa politikanëve. Po qytetarët kanë të drejtë dhe i pranoj kritikat e tyre për gabimet e bëra. Vetëm ai që është vetëkritik dhe i vetëdijshëm për gabimet e tij ka fuqinë t'i korrigjojë ato. Për këtë arsye kemi krijuar një plan të qëndrueshëm dhe të zbatueshëm që është përkthyer në programin tonë për katër vitet e ardhshme”, tha Kovaçevski.

Unë dhe ekipi im, theksoi ai, jemi të gatshëm të punojmë ditë e natë për të ndërtuar një shtet me të cilin të gjithë do të krenohemi në karrigen e 28-të në Bruksel të Këshillit Evropian në Bashkimin Evropian.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 8 maj të rrethojnë numrin 1 dhe të votojnë për LSDM-në dhe koalicionin “Për një të ardhme evropiane”, sepse, siç tha ai, “ato ofrojnë shpresë dhe të ardhme të begatë, në kundërshtim me mungesën e shpresës dhe kthimin 10 vite mbrapa me VMRO-DPMNE”.

 

Ai theksoi se bartës dhe bashkëmbajtës të listave të kandidatëve për listat e ardhshme parlamentare janë njerëz cilësorë, që kanë njohuri dhe aftësi dhe ajo që është ndoshta më e rëndësishmja, vendosmëri dhe përkushtim për të punuar për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Në fillim të manifestimit me një video-fjalim, anëtari i partisë simotër gjermane PES, Olaf Sholc, dërgoi një mesazh se për një BE të fortë nevojitet procesi i zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të bashkohemi dhe të punojmë për anëtarësim të plotë në BE në vitet e ardhshme.

 Bartësit dhe bashkëbartësit e listave të kandidatëve për listat e ardhshme parlamentare nënshkruan një mural që simbolizon mesazhin e Koalicionit për një të ardhme evropiane: “Nuk do të heqim dorë nga e ardhmja evropiane e Maqedonisë”.

 Foto: MIA/LSDM