• Sunday, 22 December 2024

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimri, në rrugë kryesisht të lagështa dhe në disa vende me mbetje bore me baltë

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimri, në rrugë kryesisht të lagështa dhe në disa vende me mbetje bore me baltë

Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, në rrugë kryesisht të lagështa dhe në disa vende me mbetje bore me baltë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme dhe paralajmëron se për shkak të temperaturave të ulëta në akse të caktuara rrugore është e mundur paraqitja e ngricave.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga LAMM kujtojnë se nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s