• Sunday, 27 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagësta

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagësta

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

"Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë", informon LAMM. bsh/

Foto: MIA arkiv