• Friday, 17 May 2024

Kolumbia paralajmëroi ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin për shkak të luftës në Gaza

Kolumbia paralajmëroi ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin për shkak të luftës në Gaza

Bogota, 2 maj 2024 (MIA) - Presidenti kolumbian Gistavo Petro ka deklaruar mbrëmë se do t'i ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Petro paraprakisht e kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe i bëri thirrje Kolumbisë që të kyçet në padinë për gjenocid të Afrikës Jugore kundër Izraelit para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.

"Këtu para nesh, qeveria e ndryshimeve, presidenti i republikës, paralajmëron se nesër do t'i ndërpret marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit, sepse ka qeveri, sepse ka president gjenocidal", theksoi mbrëmë Petro në Bogota në takim me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës. Bota nuk mund të jetë e verbër para ngjarjeve në Gaza, theksoi ai. mb/