• Thursday, 13 June 2024

Atasheu ushtarak britanik në Moskë është shpallur për persona non grata

Atasheu ushtarak britanik në Moskë është shpallur për persona non grata

Moskë, 16 maj 2024 (MIA) - Atasheu ushtarak britanik në Moskë, Andrijan Kogill, është shpallur persona non grata dhe duhet të largohet nga Rusia brenda një jave, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë theksohet se sot në MPJ është ftuar për bisedë një përfaqësues i Ambasadës britanike në Moskë, ndaj të cilit është protestuar ashpër për shkak të “vendimit armiqësor dhe të pabazë” të miratuar nga autoritetet britanike më 8 maj, kur u dëbua atasheu ushtarak në ambasadën ruse në Londër.

“Diplomati britanik u informua se, në përgjigje të vendimit të lartpërmendur, atasheu ushtarak në Ambasadën Britanike në Moskë, Andrian Kogil, është shpallur "persona non grata" dhe duhet të largohet nga territori i Federatës Ruse brenda një jave, kumto ministria, transmetuar nga mediat ruse.

Nga aty theksojnë se masa është një reagim ndaj veprimeve “armiqësore antiruse” të palës britanike dhe se reagimi i Rusisë nuk do të kufizohet vetëm në këtë masë.

Ministria vëren se do të informojë Londrën për përgjigjet e mëtejshme ruse ndaj dëbimit të atasheut ushtarak rus.

Ministri britanik i Punëve të Brendshme, Xhejms Kleverli, deklaroi se Britania e Madhe do të dëbojë atasheun ushtarak të Federatës Ruse nga territori britanik. Kleverli para Parlamentit britanik deklaroi se autoritetet britanike do ta revokojnë edhe statusin e pronës diplomatike të disa objekteve që i përkasin Rusisë.

Përveç kësaj, Kleverli deklaroi se Londra do të vendosë kufizime vizash për diplomatët rusë. Kleverli i shpjegoi këto hapa si një luftë të supozuar kundër aktiviteteve të inteligjencës ruse në tokën britanike. ls/

Foto: Uikipedia