• Friday, 06 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kocevski: Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se është kërkuar vazhdim i licencës së "Puls" nga ministri aktual i Ekonomisë

Kocevski: Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se është kërkuar vazhdim i licencës së

Shkup, 13 prill 2025 (MIA) - Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim, sepse deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se nga ai është kërkuar vazhdimi i licencës për objektin e klubit "Puls" në Koçan, informoi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai saktëson se deri më tani është inicuar hetim ndaj 45 personave fizikë dhe tre personave juridikë. Njëri prej personave ka ndërruar jetë dhe hetimi ndaj tij do të ndërpriten. Po ashtu, siç tha, janë duke u zhvilluar hetime edhe ndaj shtatë nëpunësve policorë. 

Ai theksoi se hetimi do të jetë maksimalisht efektiv dhe do të sjellë efektet e dëshiruara.

Ministri Toshkovski theksoi se në drejtim të zbardhjes së ngjarjes juridiko-penale, MPB-ja ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që kanë treguar se ligji vlen për këdo që gabon, dhe në këtë rast të sigurohen të gjitha provat adekuate. 

"Do të vazhdojmë edhe më tej të ndërmarrim veprime për secilin që do të sigurohen provat", tha Toshkovski. ls/

Foto: MIA