Koalicioni "Vlen": 229 milionë denarë për ruajtjen e mjedisit jetësor
- KUMTESË:
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:06, 10 April, 2025

Shkup, 10 prill 2025
Në kudër të sigurimit të një mjedisi sa më të shëndetshëm dhe ruajtjen e biodiversitetit, përmirësimin e mjedisit jetësorë, cilësisë së ujit të pastër, tokën pjellore dhe ngritjen e vetëdijes ndaj asaj që është publike, bëjmë të ditur se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor, kanë shpallur konkurs publik për ndarjen e mjeteve nga programi për investime në Mjedis ku do të ofrohen 229 milion denarë.
Këto mjete do të ndahen për kanalizime, pastrimin e ujërave të zeza, ujësjellës, programe kërkimore si dhe në edukimin e ngritjes së vetëdijes mjedisore.
Ne ftojmë të gjithë komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative.
Koalicioni VLEN është i përkushtuar në forcimin dhe promovimin e politikave socio-mjedisore. Ne synojmë përmes politikave tona të ndërtojmë një vend të jetueshëm për të gjithë qytetarët dhe një vend me zhvillim të qëndrueshëm, pasi vetëm kështu do të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për breza e tanishëm dhe brezat që do të vijnë.
VLEN për mjedis të pastër, VLEN për qytetarët!
Kolicioni "Vlen"
Foto: Arkivi i MIA-s
_____________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.