Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë, janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në Strugë
- Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit, që sonte ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër - Strugë, te udhëkryqi për në fshatin Misleshevë të Strugës. njoftoi për MIA-n zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.
- Post By Besnik Shuki
- 20:54, 10 February, 2025
![Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë, janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në Strugë](https://mia.mk/images/20250210205403_big_730x400_21.webp )
Strugë, 10 shkurt 2025 (MIA0 - Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit, që sonte ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër - Strugë, te udhëkryqi për në fshatin Misleshevë të Strugës. njoftoi për MIA-n zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.
Sipas tij, fatkeqësia ka ndodhur në ora 17 e 33 minuta mes automjeteve "Ford" me targa të Shkupit, pronë e MPB-së dhe "Opel" me targa të Strugës, pronë e M.A. (52) nga Struga.
"Në fatkeqësinë u lëndua shoferi i Opelit, konstatuan në Qendrën mjekësore Strugë. Udhëtarët e automjetit policor, D.P. (29) dhe D.K. (28), të dy nga Shkupi dhe D.J. (31) nga Kumanova, janë dërguar në spitalin "Shën Erazmo" në Ohër për dhënien e ndihmës mjekësore. Për karakterin e lëndimeve të tyre do të vijojë informatë shtesë", deklaroi Dimoski.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes po bëjnë ekipe policore. bsh/
Foto: MIA arkiv