Kallëzim penal kundër ish-ndihmës ministrit dhe drejtues në sektorin për furnizim në MPB për keqpërdorim të detyrës zyrtare
- Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër Zh.T. në cilësinë e ndihmës-ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kundër A.S. në cilësinë e drejtuesit të Sektorit për furnizime, menaxhment dhe logjistikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 4 vv paragrafi 1, të Kodit Penal të Repoublikës së Maqedonisë Veriut.
Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër Zh.T. në cilësinë e ndihmës-ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kundër A.S. në cilësinë e drejtuesit të Sektorit për furnizime, menaxhment dhe logjistikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 4 vv paragrafi 1, të Kodit Penal të Repoublikës së Maqedonisë Veriut.
Siç njoftoi sot Policia Financiare, i kallëzuar i parë Zh. T. në cilësinë e personit përgjegjës, ndihmës-ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, duke mos ushtruar kompetencat e tij zyrtare me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar, nuk ka marrë vendim për prokurim publik nga procedura e hapur për prokurim të Shërbimeve për servisimin e automjeteve në pronësi të MPB-së në vitin 2018, megjithëse është miratuar një Plan për plotësimin e Planit vjetor që i njejti të zbatohet në dhjetor të viit 2018. Në komunikatë thuhet se nuk ka ndërmarrë veprime për inicimin dhe shpalljen me kohë të procedurës së rregullt dhe ka rrezikuar sigurinë e punonjësve në MPB, duke bërë që automjetet të jenë në gjendje të prishur dhe pamundësinë që njejtat të servisohen në mënyrën që nuk ka marrë vendim në afatin sa më të shpejtë të mundshëm pas miratimit të Planit të ri vjetor të Furnizimit publik për vitin 2019 dhe në këtë mënyrë me vetëdije i ka sjellë të gjithë në gjendje të jashtëzakonshme me qëllim të zbatimit të procedurës urgjente duke miratuar Vendim për zbatimin e procedurës urgjente me negociim pa publikim të njoftimit për riparimin dhe servisimin e PMV dhe TMV në të cilën procedurë u dërguan ftesa vetëm operatorëve të caktuar ekonomikë.
"I padituri i dytë A. S. në cilësinë e udhëheqësit të Sektorit të prokurimit, menaxhimit dhe logjistikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, detyrë e së cilës ishte t'i zbatonte vendimet e marra nga ndihmësministri, ndonëse ishte e detyruar të udhëzonte personin që do të publikonte Njoftimin e prokurimit publik nga procedura e hapur, ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe në këtë mënyrë nuk ka mundësuar pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë ekonomikë të interesuar në të njëjtën procedurë, në bazë të së cilës ankuesi i parë Zh. T. ka lidhur marrëveshje kornizë pas procedurës urgjente me negocim pa shpallur njoftim, në të cilën i padituri i parë së bashku me të paditurin e dytë kanë ofruar përfitim të kundërligjshëm material për bartësit e prokurimit Kop Kompani SHPKNJP Shkup, Përzho Avtokompleks SHPKNJP Manastir, Automakedonija SHA Shkup, DTU Auto servis Rade SHPKNJP import-eksport fshati Tearcë Tetovë dhe MI - DA Grand Motors SHPK Shkup, nga 9.440.000,00 denarë individualisht për secilin person juridik, gjegjësisht gjithsej prej 47.200.000,00 denarë me TVSH", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Financiare. mb/
Foto: MIA