• Monday, 31 March 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë sot për Ukrainën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë sot për Ukrainën

Nju Jork, 26 mars 2025 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë seancë kushtuar situatës në Ukrainë.

Në faqen zyrtare të OKB-së është publikuar vetëm një agjendë e shkurtër, sipas së cilës fokusi do të jetë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë.

Këshilli i Sigurimit ka 15 anëtarë, duke përfshirë anëtarët e përhershëm Kinën, Francën, Rusinë, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në. ls/ 

Foto: Arkiv