• Wednesday, 26 June 2024

Janë shkarkuar dhjetë drejtorë ekonomik të institucioneve shëndetësore në Shkup dhe drejtori mjekësor në spitalin në Gostivar

Janë shkarkuar dhjetë drejtorë ekonomik të institucioneve shëndetësore në Shkup dhe drejtori mjekësor në spitalin në Gostivar

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot shkarkoi 10 drejtorë ekonomik dhe drejtorin mjekësor të spitalit të Gostivarit.

Siç konfirmuan nga Minsitria e Shëndetësisë për MIA-n, janë shkarkuar drejtorët ekonomik në Shkup në Klinikën universitare për toksikologji, Qendrën klinike stomnatologjike "Shën Pantelejmon", Klinikën universitare për psikiatri, Klinikën universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Klinikën universale për neurologji, Klinikën universitare për kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës - kirurgjia maksillofaciale - alademik Ilija Vaskov, Klinikën universitare për dermatologji, Klinikën universitare për reumatologji, Klinikën universitare për endokrinologji, diabet dhe çrregullime të metabolizmit, si dhe të spitalit psikiaqtrik "Shkup".

Është shkarkuar edhe drejtori mjekësor i Spitalit të përgjithshëm "Ferid Murad" në Gostivar.

Ministri i Shëndetësisë paraprakisht në deklaratë për mediumet, tha se në të ardhmen e afërt do të propozojë ligj të ri për mbrojtje shëndetësore. me ligjin, siç sqaroi, nuk do të ketë drejtorë ekonomik në institucionet ku janë, por do të ketë vetëm "drejtor profesional".

"Shpresoj shumë shpejtë t'i sinkronizojmë edhe sistematizimet dhe do të sjellim vendim të ri për bashkim të Qendrës klinike në institucion të njejtë. E njejta vlen edhe për shtëpitë e shëndetit dhe spitalet. Flas për qytetet më të vogla ku ka spital të përgjithshëm dhe shtëpi të shëndetit, do të bashkohen në një që do të quhet spital i përgjithshëm. Nuk do të ketë dy, tre, katër drejtorë, por vetëm një, siç ishte më parë", tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjet pas vizitës në Shtëpinë e shëdnetit - Shkup.

Paraprakisht sot Taravari tha se Andon Çibishev është drejtor i ri i Klinikës për toksikologji, ndërsa nesër do të emërohet drejtori i ri i Klinikës për onkologji.

"Profesori Çibishev do të jetë drejtor i ri i Toksikologjisë. Gjithashtu shpresoj se nesër do ta emërojmë edhe drejtorin e ri në Onkologji sepse atje vendimi për u.d. drejtoreshën ka kaluar nga mesi iq ershorit. Në Neurologji, drejtor i ri është ish-ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti", deklaroi Taravari. ab/

Fotо: МIА arkivi