IDF: Irani po kryen sulm raketor ndaj Izraelit
- Armata izraelite (IDF) kumtoi se në rrjedhë është sulmi raketor nga Irani.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:36, 1 October, 2024
Tel-Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) kumtoi se në rrjedhë është sulmi raketor nga Irani.
"Nga ju kërkohet të qëndroni në zonë të mbrojtur deri në njoftimin e mëtutjeshëm", thuhet në kumteësn e ushtrisë.
Shtohet se shpërthimet që po dëgjohen në tërë vendin janë raketa të hasura apo goditje.
Janë paraqitur disa vende të goditura nga shrapnelë në Tel-Aviv, në afërsi të Detit të Vdekur, në jug dhe në rajonin Sharon. Ende nuk ka informata për të lënduar, edhe pse të gjithë izraelitët janë urdhëruar të strehohen. ab/