• Tuesday, 15 October 2024

Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 1.712 thirrje në numrin e urgjencës 112

Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 1.712 thirrje në numrin e urgjencës 112

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar gjithsej 1.712 thirrje. Prej tyre, siç kumton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), thirrjet "reale" kanë qenë 935 ose 54,61 për qind, ndërsa 777, gjegjësisht 45,39 për qind kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve të cilat nuk ishin urgjente.

"Drejt policisë ka pasur drejtuar 180 thirrje, gjegjësisht 60,81 për qind, nga totali i thirrjeve të pranuara, drejt ndihmës emergjente 94 thirrje ose 31,76 për qind, drejt zjarrfikësve 18 thirrje ose 6,08 për qind dhe drejt QMK-së katër thirrje ose 1,35 për qind. Të gjitha këto thirrje urgjente iu nënshtruan pranimit dhe përpunimit në QMK, si dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin e menaxhimit me krizave (SMK).

"Gjatë ditës së djeshme në QRMK Tetovë është raportuar për zbulimin e dy mjeteve të pashpërthyera, para fshatit Gjermë në pjesën pyjore të Malit Sharr. Për këtë, nga ana e QRMK Tetovë ka njoftuar SP Tetovë dhe DMSH-njësia rajonale Tetovë. Vendi i gjetjeve është siguruar nga policia deri në largimin e duhur të tyre", theksohet në kumtesë.

Sipas informacioneve të arritura nga MAKTEK Sh.pk - Shkup, për nevojat e kompanisë BEHTEL dhe ENKA, sot nga periudha prej orës 12:00 deri në ora 17:00 do të kryhet minim në lokalitetin Sladun (komuna Prilep).

QMK-ja informon se sot në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 15:00 do të bëhet minimi në guroren Govrlevë - në pronësi të Fabrikës së Çimentos - USJE (komuna Sopishte). rq/