• Sunday, 06 October 2024

Fjalimi i Arben Taravarit në Konventën e II-të të FRASH

Fjalimi i Arben Taravarit në Konventën e II-të të FRASH

Shkup, 7 korrik 2024

Përshëndetje të dashur rinista,

Jam shumë i gëzuar të ndodhem midis jush. Dhe e dini pse?

Natyrisht jo për arsye moshe, sepse edhe nëse mblidhet mosha e dy prej jush, unë prapë mbeten më i moshuari.

Por jam i lumtur sepse duke ju parë, sytë e mi shohin Mrekullinë e Ndryshimit, e cila nuk gjendet askund tjetër më e shprehur se sa tek Ju!

Ne ka kaluar shumë kohë që kemi fituar zgjedhjet.
E dini sepse ju keni qenë benzina e makinës së Ndryshimit.  

Me marrjen e pushtetit në duar disa janë keqkuptuar. Viktima të mentalitetit fatkeq që na ka lënë peshqesh sistemi i vjetër, tani ka disa dajallarë, halla e nipa që Ndryshimin e duan të ndodhi brenda ditës së mërkurë.

Po gjej rastin që nga kjo sallë e cila është mbushur me sinqeritet sepse të rinjtë janë gjithnjë të sinqertë, të them se ajo kohë Mbaroi!

Ndryshimi është një aksion, vepër, mision që na takon të gjithëve. Secili duhet të angazhohet maksimalisht që të sjellim shtetin që e duam dhe duhet.

Një nga presidentët historik amerikanë, John F. Kennedy ka përmbledhur në një postulat mrekullisht formulën e zhvillimit të një shoqërie,duke thënë:
Mos pyet se çfarë bën shteti yt për ty por çfarë bën ti për shtetin tënd!

Thënë kjo duhet secili ta kuptoi se shteti nuk është një dhuratë e gatshme që magjistar Hudini e paketon me kushte të mrekullueshme të jeteses.

Shteti është një përgjegjësi, detyrim dhe mision i të gjithëve!

Natyrisht që barra më e rëndë është e jona që kemi marrë poste e detyra të cilat nuk zgjidhen pa përkushtim.

Por ta dini se as ne, dhe askush, në asnjë vend të botës nuk ka bërë asnjë përparim pa Rininë!

Unë nuk besoj në sistemin komunist të punës, i cili të jep një karrige apo detyrë, të cakton një pagë dhe të thotë do të vish do të punosh 8 orë, pa pyetur për suksesin e asaj pune!

Unë besoj tek puna e mbaruar pa limite kohere, besoj tek ata që shënojnë gola si Mesi, Ronaldo apo Mbape, të cilët edhe një minutë po t'i lësh në fushë shënojnë gol dhe të japin Kupën si gjermani  Mario Gotze i cili u fut në kohësh shtesë por bëri një gol që i dhà Gjermanisë trofeun e famshëm!

Në të gjithë ekipin tonë ju jeni sulmuesit që jepni gola!

Luani me motiv, luani për neve që nuk vrapoj dot më si ju, por jemi këtu për ju, për t'ju mbështetur pa asnjë kompromis!

Ju nuk jeni e ardhmja e këtij e vendi, ju jeni e tashmja, dhe meqë kënga që hyra është një nga këngët e mia të preferuara, ashtu si thotë Tina Turner: You're simply the Best! Ndryshimi bëhet vetëm  TASH Me FRASH!

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.