Fillon procedura për keqpërdorime gjatë prokurimit publik në "Lotarinë shtetërore"
- Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar pas padisë penale nga Drejtoria Policisë Financiare, ka iniciuar procedurë kundër dy personave fizik dhe një personi juridik, gjegjësisht kryetarit të Bordit të drejtorëve - Drejtori i Përgjithshëm i SH.A për organizimin e lojërave të fatit "Lotaria Shtetërore" dhe pronar dhe kompania e tij për blerjen e televizorëve, printerëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese të përdorura për nevojat e SH.A. "Lotaria Shtetërore".
- Post By Sara Ademi
- 18:25, 26 December, 2024
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar pas padisë penale nga Drejtoria Policisë Financiare, ka iniciuar procedurë kundër dy personave fizik dhe një personi juridik, gjegjësisht kryetarit të Bordit të drejtorëve - Drejtori i Përgjithshëm i SH.A për organizimin e lojërave të fatit "Lotaria Shtetërore" dhe pronar dhe kompania e tij për blerjen e televizorëve, printerëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese të përdorura për nevojat e SH.A. "Lotaria Shtetërore".
Siç thuhet në kumtesën e PPRMV, i pandehuri i parë, në cilësinë e kryesuesit të Bordit të drejtorëve - Drejtori i Përgjithshëm i SHA për organizimin e lojërave të fatit "Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut", dyshohet për - Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Për të dyshuarin e dytë, pronarin dhe personin juridik, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale të vazhdueshme - Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat në pajtim me nenin 275-v të Kodit Penal.
Në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024, i dyshuari i parë ka miratuar pagesën e faturave me përmbajtje të pavërtetë për blerjen e televizorëve, printerëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese të përdorura për nevojat e SHA "Lotaria Shtetërore". Faturat janë lëshuar nga pronari dhe i denoncuari dytë dhe udhëheqës i personit të dyshuar juridik, ndonëse të dy ishin në dijeni se një pjesë e pajisjeve në fatura nuk ishin dorëzuar në përputhje me dispozitat e kontratave të lidhura të prokurimit publik. Objekt i kontrolleve është e gjithë procedura për dhënien e gjashtë prokurimeve publike të pajisjeve të tilla për "Lotarinë Shtetërore", nga momenti i përcaktimit të specifikimeve teknike deri në realizim.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të sigurimit ndaj pronarit të dyshuar të personit juridik - konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrimin përkohësisht të paraqitet në gjykatë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s