• Friday, 20 March 2026

Fillon fushata "Zëri që dëgjojmë - Më e mira e Maqedonisë" për komunikim të drejtëpërdrejtë me bujqit

Fillon fushata

Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Fushata "Zëri që dëgjojmë - Më e mira e Maqedonisë", që synon komunikim të drejtpërdrejtë me bujqit dhe prezantimin e masave dhe politikave aktuale për mbështetjen e prodhimit bujqësor, fillon sot me diskutimin e parë në panel që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Bosilovës, duke filluar nga ora 18:00. 

Sipas Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, komunikimi i drejtpërdrejtë me bujqit është me rëndësi të madhe.

"Sektori i bujqësisë duhet të ketë në mënyrë të pashmangshme komunikim të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me bujqit. Kjo do të thotë të flasësh për situatën aktuale dhe sfidat reale me të cilat përballen, theksoi ministri mbrëmë në një intervistë televizive.

Në kuadër të fushatës, janë formuar dy ekipe të mëdha të cilat do të vizitojnë mbi 30 komuna, si dhe gjashtë ekipe më të vogla të cilat do të mbulojnë më shumë se 120 vendbanime. Takimet do të organizohen çdo të premte, të mërkurë dhe të shtunë, varësisht nga lloji i ekipeve.

Дополнителниот заменик-министер за земјоделство, шумарство и водостопанство, Цветан Трипуновски денеска на својот фејсбук профил напиша дека извоз на брашно не смее да се дозволи.

Në konferencë për shtyp të dielën, ministri paralajmëroi se në ekipet e vogla do të marrin pjesë drejtorë të institucioneve kyçe - Daniela Irotova nga Agjencia për Mbështetje Financiare, Filip Filipovski i SH.A "Ekonomia e Ujërave", Vase Anakiev nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, Oliver Milanov nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Zdravko Trajanov nga NP "Pyjet Nacionale- do të marrin pjesë në ekipet e vogla. Një nga ekipet do të drejtohet nga ministri, duke sqaruar se në aktivitetet do të përfshihen edhe drejtorë të tjerë nga sektori, si dhe struktura lokale të Ministrisë.

Qëllimi, sipas tij, është të dëgjohen sfidat dhe idetë e bujqve. Në takime do të diskutohen problemet aktuale me të cilat përballen bujqit, propozimet e tyre për përmirësimin e prodhimit, si dhe masat dhe politikat e zbatuara deri më tani në dy vitet e fundit. Bujqit kanë rol thelbësor për shtetin dhe ata, theksoi Tripunovski, nuk janë vetëm prodhues, por edhe nxitës të zhvillimit rural, mbrojtës të traditës dhe një faktor kyç për stabilitetin në tregun vendas. 

Ministri u bëri thirrje bujqëve që të përfshihen aktivisht në fushatë, duke theksuar se më e mira e Maqedonisë vjen pikërisht nga fushat e Maqedonisë dhe duart e palodhura të bujqëve tanë të ndershëm dhe punëtorë.

Foto: arkivi i MIA-s