• Sunday, 22 December 2024

Fakiq: Për shkak të mbulimit të krizës energjetike qytetarët janë dëmtuar për 220 milionë euro

Fakiq: Për shkak të mbulimit të krizës energjetike qytetarët janë dëmtuar për 220 milionë euro

Shkup,  6 tetor (MIA) - Efektet e krizës financiare dhe energjetike ndaj politikave dhe qytetarëve janë temë e debatit të sotëm i cili po mbahet në organizim të Civika mobilitas, ndërsa në kuadër të projektit të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës.

Në këtë ngjarje ishte prazantuar hulumtimi për pasojat nga shpenzimet e rritura të buxhetit nga kriza në vitin 2022 mbi sferat të cilat ndikojnë mbi jetën e qytetarëve. 

Sipas të dhënave nga hulumtimi për shkak të mbulimit të shpenzimeve shtesë të cilat i ka vendosur kriza energjetike në vitin 2022 Qeveria ka sakrifikuar projekte prej të paktën 170 milionë eurove.

Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Civile informoi se bëhet fjalë për projekte si rinovimi i institucioneve shëndetësore, blerje të pajisjes medicinale, ndërtim i kopshteve të fëmijëve dhe shtëpi për persona të moshuar, ndërtim të rrugëve, rikonstruim të konvikteve të studentëve, si dhe projekte për përmirësimin e mjedisit jetësor.

"Kur kësaj vlere do t'i shtohen edhe 50 milionë euro projekte kapitale të cilat duhej të realizoheshin nga autoritetet lokale, del se qytetarët janë dëmtuar kushtimisht thënë për 220 milionë euro të cilat duhej të kontribuonin drejt përmirësimit të cilësisë së tyre të jetës", deklaroi ajo.

Borxhi i të gjitha institucioneve, sipas Fakiq, është rritur për 30 për qind dhe është 800 milionë euro.

"Është shumë me rëndësi që të insistojmë që bara e shpenzimeve të rritura të mos bie aq mbi qytetarët, por të ndikojë edhe në privilegjet të cilat për vete i sigurojnë funksionarët", theksoi Fakiq.

Hulumtimi ka treguar edhe se që të mbulohet goditja e krizës energjetike ndaj investimeve kapitale në vitin 2022, madje 28 për qind nga shpenzimet kapitale gjegjësisht 130 milionë euro ishin shpenzuar për pagesë të cilat nuk mund të përfshihen nën kategorinë "kapitale". 

Fakiq potencoi se këtu bëhet fjalë për një pjesë të pagesave drejt SHA Elektranat për tejkalimin e krizës energjetike, si dhe pagesa të garancive për kredi të ndërmarrjeve shtetërore. fc/

Фото: МИА