• Monday, 02 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

ESHR: NPK "Bregallnica" Dellçevë me 61 për qind humbje të ujit, mbi 6,8 milionë denarë detyrime ndaj shtetit dhe komunës

ESHR: NPK

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - NPK "Bregallnica" Dellçevë në vazhdimësi ballafaqohet me humbje të mëdha në furnizimin me ujë. Revizioni tregon se më pak se gjysma e ujit është faturuar te qytetarët, ndërsa pjesa tjetër humbet për shkak të defekteve teknike, lidhjeve të paligjshme dhe konsumit të pafaturuar të shërbimeve. Këto humbje seriozisht ndikojnë në të hyrat dhe taksat e ndërmarrjes publike (TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat) të cilat janë të ardhura të buxhetit të shtetit, thuhet në raportin përfundimtar të Revizionit të publikuar sot nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). 

Janë konstatuar parregullsi dhe mospërputhje në punën e Ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre, thuhet në raportin e revizionit, "është shprehur një opinion jo i favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare për vitin 2023 dhe për respektimin e rregulloreve ligjore, udhëzimeve dhe politikave të përcaktuara".

"Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit me vlerë momentale prej 32.906 mijë denarë i cili e ka prejardhjen nga vitet e kaluara, nuk është i regjistruar në kadastrën e objekteve të infrastrukturës dhe nuk janë shënuar rritje në bazë të rindërtimit dhe ndërtimit të linjave të reja të financuara nga ana e Komunës së Dellçevës në vlerë prej 13.553 mijë denarë. Nga gjithsej huazimet nga shitja e ujit dhe shërbimeve, 21,146 mijë denarë (46%) janë të vjetra nga një deri në pesë vjet dhe janë krijuar në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, ndërsa huazimet që janë krijuar në periudhë më të gjatë se 6 deri në 20 vjet janë vlerësuar në 22,468 mijë denarë (48%), gjë që tregon marrjen e parakohshme të masave për mbledhjen e tyre", theksohet në revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e Ndërmarrjes publike për veprimtari komunale “Bregallnica” Dellçevë për vitin 2023.

Nga rezervat e përgjithshëm të lëndëve të para dhe furnizimeve të cilat janë 3.206 mijë denarë, 1.438 mijë denarë ose 45% janë blerë para vitit 2022 dhe nuk ka pasur ndryshime në gjendjen e tyre në tri vitet e fundit, prandaj ekziston mundësia që ato të jenë të vjetruara teknologjikisht.

Për lëndët e para dhe materialet të cilat Ndërmarrja publike i ka në rezerva, duke filluar nga viti 2021, në vazhdimësi janë bërë blerje në vlerë prej 711 mijë denarë, por, siç theksohet në raport, ato nuk janë lëshuar deri në datën e revizionit. Duke pasur parasysh se për këto aksione kanë kaluar disa vite, në fund të periudhës kontabël nuk është përcaktuar vlera neto e realizueshme e tyre. qa/

Foto: printskrin nga raporti i publikuar i revizionit nga ESHR