• Sunday, 12 May 2024

Dy gra kanë paraqitur dhunë familjare, njëra nga bashkëshorti aktual, tjetra nga ish-bashkëshorti

Dy gra kanë paraqitur dhunë familjare, njëra nga bashkëshorti aktual, tjetra nga ish-bashkëshorti

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Dy gra kanë paraqitur dhunë familjare në SPB Shkup, pas sulmeve të pësuara fizike gjatë ditës së djeshme.

Një grua 33-vjeçare nga Shkupi dje në orën 19 ka paraqitur se rreth orës 12:00 në vendin e punës në një ndërmarrje në rajonin e Karposhit është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj Z.B. (37) nga Shkupi, i cili e ka kërcënuar me mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Nëpunës policorë nga Departamenti policor Petrovec dje në orën 13:20, e kanë arrestuar T.M.(34) nga një fshat i Shkupit, duke vepruar rreth paraqitjes paraprake se në shtëpinë famiëjare, fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 30-vjeçare.

Pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë adekuate.

Sipas Buletinit të sotëm të MPB-së, janë parashtruar edhe tre paraqitje penale pas dokumentimit të tre rasteve të dhunës famiëjare të ndodhura gjatë këtij muaji.

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar ka parashtruar paraqitje penale kundër S.B.(43) nga Vrapçishti, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "lëndim trupor" gjatë ushtrimit të dhunës familjare. Më 01.04.2024, pas debatit të mëparshëm, fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 38-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime.

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Probishtip ka parashtruar paraqitje penale kundër A.S.(39) nga Probishtipi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "lëndim trupor" lidhur me dhunën familjare. Më 09.04.2024 në shtëpunë famiëjare, pas debatit të mëparshëm, i pandehurin fizikisht e ka sulmuar babain e tij M.S. dhe i ka shkaktuar lëndime.

NJPB Dibër ka parashtruar padi penale kundër V.K.(24) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "rrezikim i sigurisë". Më 11.04.2024 në shtëpinë familjare, i pandehuri fizikisht i ka sulmuar nënën dhe motrën e tij të mitur, theksojnë nga MPB. ab/

Foto: МIА Arkivi