• Sunday, 25 January 2026

Deri të dielën me vranësira dhe më ngrohtë, për fundjavë shi dhe borë

Deri të dielën me vranësira dhe më ngrohtë, për fundjavë shi dhe borë

Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Deri të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me rritje të temperaturës ditore. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, kumtoi DPHM. 

Nga e shtuna drejt fundit të ditës priten reshje lokale shiu, ndërsa në male bore. Të dielën do të ketë reshje më të dendura shiu në orët e pasdites dhe natës, kur në vendet më të larta do të shndërrohen në borë. Reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën. ls/

Foto: MIA