• Tuesday, 02 July 2024

Dënohet me 15 muaj burg dhe 12 mijë euro i akuzuari për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës

Dënohet me 15 muaj burg dhe 12 mijë euro i akuzuari për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës

Prishtinë, 24 qershor 2024 (MIA) - Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 15 muaj burg dhe 12 mijë euro gjobë personin Nenad Orloviq, i akuzuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të Misionit Paqëruajtës të NATO-s – KFOR në Zveçan në veri të Kosovës, në maj të vitit të kaluar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Kryetarja e këshillit gjyqësor, Valbona Musliu Selimaj, tha se vendimi do të bëhet drejtpërdrejt i zbatueshëm pasi ka ardhur si rezultat i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Orloviq, një serb me shtetësi kosovare dhe serbe, u dënua për veprat penale, pjesëmarrje në një turmë që kreu vepra penale dhe huliganizëm dhe sulm ndaj një zyrtari.

Ai është në paraburgim që nga 26 qershori i vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Orloviq përdori mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale kundër Orloviqit lidhet me ngjarjet e 29 majit të vitit të kaluar, kur një turmë e dhunshme e protestuesve serbë plagosi rreth 90 pjesëtarë të KFOR-it. ls/