• Sunday, 20 October 2024

Bastisje në Gjevgjeli, gjendet drogë

Bastisje në Gjevgjeli, gjendet drogë

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - SPB Strumicë dje e kanë privuar nga liria S.V. (28) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes të dy lokacioneve në Gjevgjeli të cilat ai i shfrytëzon, të kryera me urdhër gjyqësor, janë gjetur marihuanë dhe sende me mbetje të materies bimore.

Siç kumtoi MPB-ja, S.V. është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli, kurse për rastin është informuar Prokurori Publik nga PTHP Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim prëkatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s