• Wednesday, 13 November 2024

Bajdeni dhe Trampi sot do të kenë takim në Shtëpinë e Bardhë

Bajdeni dhe Trampi sot do të kenë takim në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me presidentin në largim, Xhozef Bajden, një javë pasi ai si kandidat republikan fitoi numrin e nevojshëm të votave elektorale për një mandat të dytë presidencial. Takimi i tyre, i cili është caktuar për në orën 11:00 sipas kohës lokale dhe interpretohet si një nga hapat joformal në tranzicionin e fuqisë politike, të cilin Trampi edhe zyrtarsht do ta marrë më 20 janar të vitit 2025 pas ceremonisë së inaugurimit. 

Takimi i sotëm do të jetë një nga të rrallat mes Bajdenit dhe Trampit. Herën e fundit ata u takuan gjatë një debati televiziv gjatë fushatës zgjedhore nga fundi i korrikut - pak para se Bajdeni të tërhiqet nga gara presidenciale, njofton DPA. 

Më 11 shtator të dy morën pjesë në një ngjarje përkujtimore në Nju-Jork, por nuk folën me njëri-tjetrin. qa/