• Friday, 18 October 2024

Armata gjermane: Një anije ushtarake gjermane nga përbërja e UNIFIL rrëzoi një dron në bregun libian

Armata gjermane: Një anije ushtarake gjermane nga përbërja e UNIFIL rrëzoi një dron në bregun libian

Berlin, 17 tetor 2024 (MIA) - Një anije gjermane e cila vepron në kuadër të misionit paqësor të KB-së në Liban (UNIFIL) sot rrëzoi një dron në afërsi të bregut të atij vendi, kumtoi armata gjermane.

Ky është rasti i parë i tillë pas shmangies së luftës ndërmjet armatës izraelite dhe Hezbollahut libanez dhe pasi forcat paqësore të KB-së njoftuan se forcat izraelite kanë plagosur pesë pjesëtarë të tyre.

Droni është rrëzuar sepse ishte në afërsi të anijes gjermane.

Zëdhënësja e UNIFIL-it, Andrea Teneti deklaroi se "në pajtim me procedurën, janë zbatuar kundërmasa elektronike dhe droni vetë ka rënë dhe ka shpërthyer".

UNIFIL, 10,000 trupat e të cilit ndodhen në Libanin jugor, po bën thirrje për t'i dhënë fund armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut pro iranian. sa/

Foto: EPA