Anulohet konfirmimi i nominimeve të kandidatëve për nënkryetarë të KE-së
- Partitë nga e a.q. shumica proevropiane në Parlamemntin Evropian kanë arritur marrëveshje për anulimin e seancave të komiteteve parlamentare për konfirmim të nominimeve të kandidatëve për nënkryetarë të rinj të Komisionit Evropian, marrja në pyetje e të cilëve është mbajtur dje.
- Post By Besnik Shuki
- 12:27, 13 November, 2024
Bruksel, 13 nëntor 2024 (MIA) - Partitë nga e a.q. shumica proevropiane në Parlamemntin Evropian kanë arritur marrëveshje për anulimin e seancave të komiteteve parlamentare për konfirmim të nominimeve të kandidatëve për nënkryetarë të rinj të Komisionit Evropian, marrja në pyetje e të cilëve është mbajtur dje.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, paraprakisht është paraparë që konfirmimi i nominimeve të bëhet dje, pas çka Konferenca e kryetarëve, që e përbëjnë kryetarja e Europarlamentit, Roberta Mecolla dhe njerëzit e parë të grupeve të deputetëve, më 21 nëntor do të bënte evaluim përfundimtar të nominimeve dhe do ta shpallte procesin e dëgjimit të kandidatëve për eurokomisarë të përfunduar.
Marrëveshja për anulim të konfirmimit të nominimeve është arritur në takim të liderëve të Partisë Popullore evropiane (EPP), Aleancës Progresive të Sociaistëve dhe Demokratëve (SD) dhe Grupit liberal "Ta ripërtësisim Evropën", me qëllim, siç u elaborua, të sigurojë "paketë të përgjithshme të të gjithë të nominuarve". Sipas burimeve në Europarlament, EPP insiston që seancat për vlerësim të mbahen javën e ardhshme, ndërsa SD-ja dhe liberalët angazhohen që kjo të ndodh deri në fund të kësaj jave.
Pas anulimit të konfirmimit të nominimeve të kandoiatëve për nënkryetarë, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila vjen nga radhët e EPP-së, dje në Europarlamernt ka pasur takim me liderët politikë të "Ta ripërtërijmë Evropën" dhe SD-së.
Për nesër është paraparë që eurodeputetët të votojnë për propozimin e EPP-së për ndryshime të Rregulativës të BE-së për shkatërrimin e pyjeve, me çka do të zbuteshin disa masa restriktive në të, për çka kundër është SD-ja. bsh/
Foto: MIA arkiv