Anketa: Shumica e amerikanëve janë kundër asaj që SHBA-së t'i bashkangjitet Kanadaja dhe Grenlanda, ndarje e ashpër rreth ndihmës për Ukrainën
- Shumica e amerikanëve janë kundër zgjerimit të territorit të SHBA-së me Kanadanë dhe Grenlandën, ndërsa 79 për qind të republikanëve janë kundër dhënies së ndihmës financiare për Ukrainën, për t'u mbrojtur kundër agresionit rus, bëhet e ditur nga anketa më e re e "Uolstrit xhërnal".
- Post By Fami Bajrami
- 18:00, 7 April, 2025

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Shumica e amerikanëve janë kundër zgjerimit të territorit të SHBA-së me Kanadanë dhe Grenlandën, ndërsa 79 për qind të republikanëve janë kundër dhënies së ndihmës financiare për Ukrainën, për t'u mbrojtur kundër agresionit rus, bëhet e ditur nga anketa më e re e "Uolstrit xhërnal".
Nga ana tjetër, 83 për qind e demokratëve e mbështesin vazhdimin e ndihmës financiare të SHBA-së për Ukrainën, për t'u mbrojtur kundër sulmeve ruse.
Nga anketa bëhet e ditur edhe se 62 për qind të votuesve amerikanë besojnë se aneksimi i Grenlandës dhe Kanadasë me SHBA-në është një ide e keqe. Vetëm 25 për qind e mbështesin këtë ide, ndërsa 13 për qind deklaruan se nuk mund të komentonin ose refuzuan të përgjigjen.
Në të njëjtën kohë, mbi gjysma e republikanëve (51 për qind) mbështesin deklaratat e presidentit Donald Tramp për zgjerimin territorial.
Gazeta gjithashtu anketoi qëndrimet e votuesve amerikanë ndaj NATO-s. Sipas rezultateve, 81 për qind e demokratëve kanë qëndrim pozitiv ndaj NATO-s, ndërsa midis republikanëve kjo përqindje është vetëm 31 për qind.
Anketa është zbatuar prej datës 27 mars deri më 1 prill midis 1.500 votuesve të regjistruar, me margjinë të gabimit prej 2,5 për qind. rq/bsh/