• Monday, 28 October 2024

Ançeloti: “El klasiko” nuk është duel që duhet të flisni shumë me lojtarët

Ançeloti: “El klasiko” nuk është duel që duhet të flisni shumë me lojtarët

Madrid, 25 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti në stilin e tij tipik thotë se nuk ka asgjë që e mban të trembur para El- klasikos së nesërme të këtij sezoni.

Italiani ka thënë se ngarkesa e ndeshjeve të tilla është nxitje e mjaftueshme për lojtarët dhe nuk ka nevojë për më shumë instruksione apo taktikë.

"Për momentin nuk ka asgjë që të më mbajë zgjuar. Ekipi ynë punon mirë, jemi të motivuar. 'El klasiko' është ndeshje e niveli të lartë, është një festë e futbollit dhe ne duam të gjendemi mirë para tifozëve tanë. Nuk ka nevojë të flasësh shumë në ndeshje të tilla. E vërteta është se udhëzimet duhet të jenë shumë të qarta dhe strategjia është e thjeshtë, asgjë më shumë. Ky nuk është një duel për të cilin duhet të flisni shumë me lojtarët. Kur isha futbollist dhe isha shumë i shqetësuar, Van Basten më tha: "çlirohu, strategjia është shumë e thjeshtë, ma jep topin". Dhe kjo gjë ka funksionuar shumë herë", ka thënë Ançeloti si me shaka.

Tha se kritikat nuk e trembin dhe e kupton shumë mirë se si funksionojnë gjërat.

"Dua të shpjegoj idetë e mia dhe më pas t'ua kumtoj lojtarëve, por kam diçka konkrete në mendje. Shpesh dua të di se çfarë mendojnë lojtarët për qasjen ndaj një ndeshje të caktuar. Nuk mendoj se ka ndonjë favorit të qartë në këtë ndeshje, është vështirë të vihet në dukje një gjë e tillë. Gjithçka varet nga dinamika e ndeshjes, situata të caktuara dhe si zhvillohen ato", ka thënë trajneri i “mbretërve”.

Foto: arkivi