Aliu: Vijon hetimi nga grupet e punës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe MPB-së për rastin me mariuhanën në Serbi
- – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se në këtë moment nuk mund të zbulojë detaje në lidhje me hetimin për pesë tonë mariuhanë të konfiskuara në Serbi, për të cilat dyshohet se kanë origjinë nga Maqedonia. Siç theksoi në konferencën e sotme për media, grupet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme punojnë në mënyrë intensive në këtë rast, dhe siç tha, nuk do të paragjykonte po të kishte raport për këtë rast.
- Post By Fitore Curri
- 13:48, 4 February, 2026
Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se në këtë moment nuk mund të zbulojë detaje në lidhje me hetimin për pesë tonë mariuhanë të konfiskuara në Serbi, për të cilat dyshohet se kanë origjinë nga Maqedonia. Siç theksoi në konferencën e sotme për media, grupet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme punojnë në mënyrë intensive në këtë rast, dhe siç tha, nuk do të paragjykonte po të kishte raport për këtë rast.
“Nuk mund të themi asgjë në këtë moment sepse procedurat janë aktive. Punojmë bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe më lejoni tu japim kohë institucioneve, pastaj të dhënat t’i kumtojë ministri i Punëve të Brendshme kur hetimi do të jetë në fazë më të përparuar”, deklaroi Aliu.
Ministri shtoi se tashmë po punohet në ndryshime ligjore në këtë lëmi, me çka grupi i punës ka filluar me analizat qysh para se të dalë në publik afera me mariuhanën e konfiskuar në Serbi.
Sipas tij, në Ligjin ekzistues ishin detektuar anomali të caktuara të cilat do të tejkalohen me zgjidhjen e re ligjore.
“Le të shohim se çfarë kanë për të thënë ekspertët në lidhje me Ligjin dhe nenet që përfshihen shtesë në zgjidhjen e re ligjore. Mendoj se do të kemi Ligj me të cilin do të jemi në gjendje të monitorojmë aktivitetet. Mund t'ju them se nga ana jonë si Ministri, e cila është përgjegjëse për licencat, 60 licenca janë lëshuar nga ne, 18 janë marrë për shkak të funksionimit jo të duhur nga organizatat private dhe ne jemi në proces dhe ju e dini që sipas Ligjit ekzistues ata duhet të japin Raporte dhe ne po i monitorojmë ato”, tha Aliu.
Ministri i cili sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për aferën me mariuhanën e gjetur në Serbinë fqinje, ndërsa e cila vjen nga Maqedonia tha se ka kënaqësi që këtë lloj të keqpërdorimeve tashmë e dinë në kohë reale t’i detektojnë dhe të kenë aktivitete të përbashkëta me MPB.
Para dy ditëve nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informuan se tashmë shkëmbehen informacione me kolegët serbë dhe tashmë është formuar lëndë për këtë rast. Qëllimi është zbulimi i të gjithë personave të përfshirë dhe strukturave të organizuara eventuale me rastin e konfiskimit të pesë tonë mariuhanë”, thonë nga Prokuroria.
“Prokuroria ka formuar lëndë dhe tashmë ndërmerren veprime konkrete, të drejtuara dhe të koordinuara për konfirmimin e plotë të të gjitha fakteve dhe rrethanave për lidhjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë rast, me qëllim të sigurimit të përgjegjësisë së plotë penale – juridike para dy ditëve nga PTHP NKOK. fc/
Foto: MIA