Aleanca për Shqiptarët e Taravarit me kongres të jashtëzakonshëm për konsolidimin e radhëve partiake
- Aleanca për Shqiptarët e kryetarit Arben Taravari sot në Tetovë filloi me mbajtjen e kongresit të fundit të pestë të jashtëzakonshëm nën moton "Ndryshimi vazhdon". Lideri i partisë shpjegoi se kongresi i jashtëzakonshëm vijon për shkak të nevojës për konsolidimin e degëve të partisë.
Tetovë, 10 nëntor 2024 (MIA) - Aleanca për Shqiptarët e kryetarit Arben Taravari sot në Tetovë filloi me mbajtjen e kongresit të fundit të pestë të jashtëzakonshëm nën moton "Ndryshimi vazhdon". Lideri i partisë shpjegoi se kongresi i jashtëzakonshëm vijon për shkak të nevojës për konsolidimin e degëve të partisë.
"Aleanca për Shqiptarët, pas zgjedhjeve të 8 majit pati ngjarje brenda partisë. Kishim shumë njerëz të rinj që u bashkuan. Tani na duhej konsolidimi i të gjitha degëve dhe nëndegëve. Dhe sot, Kuvendi i partisë do të konsolidohet përfundimisht. Do të miratojmë politika të reja të partisë të cilat me një deklaratë do të miratohen bashkërisht nga kongresi i partisë", deklaroi Arben Taravari.
Në pyetjen e gazetarëve për statusin ligjor për shkak të ndarjes së partisë Taravari, pret një vendim gjykate në favor të shumicës.
"Procesi gjyqësor është në vazhdim, Apelacioni ka marrë vendim që vendimi fillestar nën presion që ishte para zgjedhjeve në Tetovë refuzohet. Shpresoj se do të ketë një vendim ashtu siç duhet që partia t'u takojë atyre që janë anëtarë, ku janë shumicë", tha Taravari.
Kryetari i kësaj partie thotë se nuk ka problem që të ketë zgjedhje, por nuk e sheh nevojë për një termin të jashtëzakonshëm.
"Në përgjithësi nuk ka asnjë problem për zgjedhje, megjithatë e dini që kemi pasur zgjedhje 4, 5 muaj më parë. Nuk ka logjikë që ta kemi përsëri, por nëse kemi një konsensus të gjerë mes të gjitha partive se na duhen zgjedhje, nuk ka problem dhe nëse nuk e shoh përsëri nevojën, ne sigurisht që do të kemi zgjedhje në vitin 2025. Megjithatë, zgjedhjet lokale janë zgjedhje në të cilat do të shohim se kush si qëndron dhe ku qëndron", theksoi Arben Taravari.
Në pyetjen e gazetarëve për ndryshimet kushtetuese, Taravari tha se është optimist se do të gjendet një zgjidhje për të sjellë ndryshime. Në Kongres nuk do të bisedohet për zgjedhje të parakohshme.
Foto: Printskrin në Fesjbukun e Arben Taravarit