• Saturday, 07 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet hoqi akreditimin për të zbardhur dyshimet për keqpërdorim të mjeteve evropiane

Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet hoqi akreditimin për të zbardhur dyshimet  për keqpërdorim të mjeteve evropiane

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet sot njoftoi se ia ka marrë akreditimin organizatës ZOR "SFERA Interneshënall" - Manastir përdorues shumëvjeçar i fondeve të BE-së dhe se ka filluar procedurë ndaj Shërbimit Evropian për Luftë Kundër Mashtrimeve (OLAF) dhe Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), për të zbardhur dyshimet për keqpërdorime të bëra të mjeteve evropiane nga kjo organizatë.

"Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet (AKPAEM) informoi opinionin se, për shkak të mosveprimit në periudhën e deritanishme, Komisioni Evropian raporton se është i mundur pezullimi i aktiviteteve në kuadër të programeve të financuara nga Bashkimi Evropian. Për të korrigjuar menjëherë situatën dhe mbrojtjen e interesit të Maqedonisë, studentëve, nxënësve dhe shkencëtarëve të Maqedonisë, AKPAEM tashmë realizoi masa konkrete. I është hequr akreditimi organizatës ZOR "SFERA Interneshënall" - Manastir, përfituese shumëvjeçare e fondeve të BE-së me mbështetje të dukshme financiare në periudhën e fundit prej 132.052,00 euro. Ka filluar procedura ndaj Shërbimit Evropian për Luftë Kundër Mashtrimeve (OLAF) dhe Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), për zbardhjen e plotë të dyshimeve për keqpërdorim të mjeteve evropiane nga organizata e njejtë", thekson AKPAEM në kumtesë.

Për momentin, qëndron në kumtesë, veprohet përmes koordinimit institucional me organet kompetente në nivel nacional dhe evropian.

"Agjencia mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe zbatimit të vazhdueshëm të programeve evropiane sipas standardeve më të larta.  I sigurojmë të gjithë të interesuarit se do të informohen në kohën e duhur për zhvillimin e mëtejshëm të procedurave", njoftoi Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit. sa/

foto: AKPAEM