Pezeshkian: Irani është i gatshëm t'i vazhdojë bisedimet
- Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian në një bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron tha se Teherani është i gatshëm t'i vazhdojë negociatat paqësore.
- Post By Sara Ademi
- 14:07, 14 prill, 2026
Teheran, 14 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian në një bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron tha se Teherani është i gatshëm t'i vazhdojë negociatat paqësore.
Pezeshkian citoi se Irani e preferon diplomacinë për zgjidhjen e kontesteve. Sipas tij, kërcënimet, presioni dhe veprimi ushtarak janë të padobishme dhe vetëm do t'i "përkeqësojnë problemet që SHBA i krijoi vetë".
Ai shtoi se Evropa duhet ta nxitë SHBA-në t'i përmbahet ligjit dhe rregullores ndërkombëtare. sa/
foto: DPA