• e diel, 01 shkurt 2026
MIA FLESH

15:00/25 janar 2026

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Minsitria e Punëve të brendshme sot në kuadër të projektit "Qyteti i sigurt" do të kryejë aktivitete testimi, kalibrimi dhe verifikimi të pajisjeve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje trafiku në rajonin e qyteteve Kumanovë dhe Tetovë. Siç ceket në njoftimin e MPB-së, aktivitetet do të realizohen në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në orën 20:00, me ç'rast në secilin lokacion me kamerë të vendosur procedura do të kryhet vetëm një herë dhe shkurt, afërsisht prej 15 deri në 30 minuta.

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të aksioneve tradicionale të dhurimit të gjakut të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit edhe këtë vit do të realizohet aksion i dhurimit të gjakut kushtuar humanizmit dhe veprës së këngëtarit Toshe Proeski, të  cilin, siç theksojnë nga atje, edhe përkundër asaj që na braktisi shumë herët, çdoherë do ta mbajmë mend si simboll të humanizmit.

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Temperatura minimale sot në mëngjes është matur në Kodër të diellit prej minus një gradë, ndërsa maksimalja në Gjevgjeli, 8 gradë. Siç kumtoi sot në mëngjes Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në Manastir janë matir 0 gradë, në Prilep, Tetovë, Hanet e Mavrovës - një gradë, në Kriva Pallankë, Berovë, Veles, kavadar, krushevë, Llazaropole dy gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Strumicë, Ohër, Pretor 3 gradë, në Shtip, VInicë, Demir Kapi pesë gradë.

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Mbi 125 mijë kontrolle inspektuese nga fusha e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, kryen veterinarët zyrtarë dhe inspektorët për ushqim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari vitin e kaluar, kumtoi sot AUV. Krahas qarkullimit vendor, lëndë e kontrolleve ishin edhe prodhimi, distribuimi, hotelieria, por edhe importi dhe eksporti. Theksi i kontrolleve ishte vënë në implementimin dhe mirëmbajtjen e procedurave të të Mirave higjienike dhe Të mirave të praktikës prodhuese dhe sistemit HACCP për siguri të ushqimit, si dhe shënimit adekuat të ushqimit, monotirimit të ushqimit të prodhimit vendor dhe nga importi, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve.

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar rëndë në tre aksidente rrugore që ndodhën gjatë dy ditëve të shkuara në rajonet e Shkupit, Koçanit dhe Gostivarit, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Këtë sistem e zhvillojmë me qëllimin e vetëm për të rritur sigurinë në trafik dhe për të zvogëluar aksidentet rrugore, lëndimet dhe jetët e humbura njerëzore, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një postim në Facebook, duke informuar se sot ndodhej në terren, në lokacion ku po kryhet verifikimi përfundimtar i kamerave për zbulimin automatik të kundërvajtjeve të trafikut si pjesë e projektit "Qyteti i sigurt".

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të shiut, që vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme - mbi 30 litra në metër katror, të shoqëruara me bubullima të rrejshme. Në male, reshjet do të jenë me borë, informuan sot nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht nëpër rrugë me lagështi, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Shtojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Mjegull dhe dukshmëri e zvogëluar deri në 100 metra vërehen në qafat malore të Gjavatës dhe Strazhës.

Budapest, 25 janar 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot e porositi presidentin ukrainas, VOlodimir Zelenski se Hungaria nuk do të frikësohet. "Hungaria nuk do të frikësohet. Presidentët vijnë e shkojnë, fyerjet personale mund të ndodhin, por dinjiteti i Hungarisë është diçka për të cilin nuk mund të negociohet. Presidenti ukrainas Zelenski duhet ta mbajë mend këtë", tha Orban në një postim në rrjetin social X.

Uashington, 25 janar 2026 (MIA) - Pas të shtënave të reja fatale gjatë operacionit të agjentëve federalë amerikanë në Mineapolis, me ç'rast u vra një demonstrant, presidenti Donald Tramp i sulmoi prefektin dhe guvernatorin e shtetit të Minesotës. "Prefekti dhe guvernatori bëjnë nxisin kryengritje me retorikën e tyre pompoze, të rrezikshme dhe arrogante", shkroi Tramp në rrjetin e tij Truth Social.

Romë, 25 janar 2026 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, aleate e afërt e Donald Trampit, dje e shprehi "tmerrimin" e saj dhe kërkoi "respektim" nga presidenti amerikan pas deklaratave të tij në të cilat nënvlerësohet roli i forcave aleate të NATO-s në Afganistan. "Qeveria italiane mësoi me hidhërim për deklaratat e presidentit Tramp se aleatët e NATO-s ishin 'lënë prapa' gjatë operacioneve në Afganistan", shkroi Meloni në kumtesë.

Uashington, 25 janar 2026 (MIA) - Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi e hapën rrugën për takim mes presidentit rus dhe atij ukrainas, Vlladimir Putin dhe Volodimir Zelenski, në një të ardhme të afërt, kumtoi portali amerikan Aksios, duke iu referuar deklaratës së një funksionari amerikan. "Takimi në Abu Dabi ishte hap kyç drejt kalimit në fazën e ardhshme të negociatave. Jemi shumë afër një takimi mes Putinit dhe Zelenskit", tha funksionari.

Madrid, 25 janar 2026 (MIA) - Futbollistët e Real Madridit fituan të shtunën në derbin e xhiros së 21-të në La Ligën spanjolle kundër Viljarealit në terren mysafir me 2-0, që i solli vendin e liderit në tabelë. Reali ishte më i mirë që nga fillimi, ndërsa në epërsi erdhi në fillim të gjysmëlojës së dytë me golin e Mbapes.

Damask, 25 janar 2026 (MIA) - Ministria siriane e Mbrojtjes ka njoftuar se e ka zgjatur armëpushimin në të gjithë sektorët e operacioneve të Ushtrisë Arabe Siriane për një periudhë prej 15 ditësh, duke filluar mbrëmë në orën 23:00 sipas kohës lokale. "Zgjatja e armëpushimit vjen në mbështetje të operacionit amerikan për evakuimin e të burgosurve të SHI-së nga burgjet e Forcave Demokratike Siriane në Irak", thuhet në komunikatë, të transmetuar nga Sana.

QËNDRONI TË LIDHUR