• e diel, 01 shkurt 2026
MIA Flesh

12:00/29 janar 2026

Shkup  - Mbështetja e fuqishme për Maqedoninë për procesin eurointegrues dhe angazhimet për intensifikim të relacioneve politike dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Kroacisë u konfirmuan në takimin në Zagreb mes zëvendëskryeminsitrit, Aleksandar Nikollovski dhe Marijana Petir, deputete në Saborin kroat. Zëvendëskryeministri Nikollovski, siç informojnë nga kabineti i tij, në takime e potencoi edhe problemin me transportuesit e vendit dhe rajonit dhe kërkoi mbështetje të fuqishme nga Kroacia në tejkalimin e gjendjes me aktivitetet e tyre të punës në kuadërtë zonës së shengenit.

Shkup - Ministria e Brendshme kujton se qytetarët duhet të përditësojnë të dhënat e tyre të "Qytetit të sigurt" në sportelin e posaçëm në MTV ose në stacionet e inspektimit teknik. "Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se në sportelin e posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e TVM-së (kati përdhes) në Shkup, i cili punon çdo ditë pune në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 17:00, mund të paraqesin kërkesë për ndryshimin e dhënave të kontaktit të cilat i kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndonjë ndryshim ose në rast se kanë marrë ndonjë njoftim me të dhëna të pasakta", njofton MPB-ja.

Shkup  - Enti Shtetëror për Revizion ka kryer verifikim të raporteve financiare së bashku me shqyrtimin e harmonozimit të Instituticionit Publik Shëndetësor për Mjekësi të Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup në llogari për mjetet nga programet për mbrojtje shëndetësore, pjesëmarrje personale të personave të siguruar në çmimin e shërbimit shëndetësor dhe mjeteve tjera nga të ardhura personale (531) për vitin 2024, njoftuan nga ESHR.

Tetovë - Parku kombëtar Mali Sharr përmes kumtesës e informoi opinionin se në territorin e parkut për momentin është i pranishëm rreziku i lartë për ortekun e borës, posaçërisht në pjesët e malit që ndodhen në lartësi mbidetare prej 1.700 metrave. Ata sqarojnë se rreziku i rritur përortekun është rezultat i kombinimit specifik tëkushteve të motit, përfshirë temperaturën e ajrit, drejtimin dhe fuqinë e erës, si dhe reshjet e borës në disa ditët e fundit. Këta faktorë, në kombinim me karakteristikat e relievit të terrenit, krijojnë kushte për destabilitet të shtresës së borës dhe paraqitje të orteqeve.

Shkup  - Prokuroria Themelore në Prilep ngriti aktakuzë kundër tetë personave fizik dhe një personi juridik për vepra penale të vazhdueshme "Përvetësim në shërbim" dhe "Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarja e marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet privat-publik". Siç informon Prokuroria Publike, për veprimet e përvetësimit të parashikuar në nenin 354 të Kodit Penal janë akuzuar ish drejtoresha e IPSH Spitali i Përgjithshëm Prilep dhe tre të punësuar në spital, të cilët në periudhën nga fillimi i vitit 2022 deri në korrik 2024 në mënyrë të kundërligjshme kanë përvetësuar paratë e besuara shërbimit dhe morën përfitim të madh pronësor në vlerë të përgjithshme prej 9.605.081 denarë.

 Shkup - Një sasi e madhe produkte të duhanit pa pulla akcize, me vlerë mbi 1.8 milion denarë, është sekuestruar në një aksion të kryer nga ekipet mobile doganore dhe nëpunësit doganorë nga dogana e Manastirit, gjatë një kontrolli të një objekti me pakicë në Strugë, njoftoi Drejtoria Doganore. Gjatë kontrollit, janë gjetur 1.027 pako cigare, 1.387 cigare elektronike 530 copë cigarillos, 503 pako duhan për nargjile, 77 puro dhe 19 pako duhan, pa pulla akcize. Me aksionin është paramdaluar një përpjekje për tregti të paligjshme me mallra akcize, për të cilën u shmang akciza në shumën prej 509 mijë denarë. Kundër kryerësve është iniciuar procedurë përkatëse.

Shkup - "Maqedonia 2025" ka shpallur thirrje pujblike për projektin "Lider", i cili për herë të 18-të do të mbahet nga data 14 deri më 17 prill të vitit 2026 në Shkup. projekti realizohet në bashkëpunim me  Ivey Business School - Western University, të cilët e kanë organizuar këtë program që në vitin 1991. Programi paraqet MBA pesëditore (Master of Business Administration), i cili i inkurajon dhe nxit sipërmarrësit maqedonas që të zhvillojnë zgidhje biznesi lokale që kdijojnë mundësi të reja për zhvillim social dhe ekonomik.

 Dibër - Me ftesë të menaxhmentit të kompanisë "Knauf", kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, realizoi një takim të rëndësishëm pune në selinë e kompanisë, e cila është lider botëror në prodhimin e gjipsit dhe produkteve të gjipsit. "Takimi u zhvillua në qytetin Iphofen të Gjermanisë, ku ndodhet selia e kompanisë, e cila ka më shumë se 320 fabrika në botë. Kjo është hera e parë që kryetari i Komunës së Dibrës viziton selinë e "Knauf" në Gjermani, gjë që është një tregues i qartë i rëndësisë strategjike të bashkëpunimit midis dy palëve",  informuan nga Komuna. 

Shkup - Sot në mëngjes më ftohtë është regjistruar në Kodër të Diellit, ku janë matur -3 gradë Celsius, ndërsa atje ka edhe shtresë të borës prej 34 centimetrave. Në vendet e tjera në vend nuk ka temperatura nën zero. Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) informoi se në Shkup-Petrovec, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës është regjistruar 0 gradë, 1 në Tetovë dhe Llazaropole, 2 në Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë, 3 në Prilep, Veles, Berovë dhe Kavadar, 4 në Ohër, kriva Pallankë dhe Pretor, 5 në Manastir dhe Vinicë, 7 në Gjevgjeli, 8 në Shtip, 9 në Demir Kapi.

Bruksel - Shohim se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është nën presion të madh, se lidhjet transatlantike nuk janë të njejta siç ishin, ndërkaq kemi edhe kërcënime siç është lufta ruse në Ukrainë dhe destabilitet në Lindjen e Afërt, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas para arritjes në Këshillin e sotëm për punë të jashtme të Unionit. Ajo theksoi se është e qartë se Rusia ende nuk është serioze lidhur me negociatat paqësore për Ukrainën, duke pasur parasysh se në raundin e fundit të bisedimeve në Abu Dabi nga ana ruse ishin të pranishëm vetëm persona ushtarakë, tëcilët, sipas saj, nuk kanë mandat të arrijnë marrëveshje për asgjë që do të ishte definitive.

Bruksel  - Komisioni evropian, anëtarësimin ukrianas në BE e sheh si garancë të sigurisë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën, prandaj jam e sigurt se nuk ka lëshime nga integrimi evropian i vendit, deklaroi eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos para fillimit të Këshillit të sotëm për punë të jashtme të Unionit. "Ukraina do të bëhet anëtare  Bashkimit Evropian, këtë mund t'ua garantoj", theksoi Kos. Ajo shtoi se e kupton frustrimin e ukrainasve dhe presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski që inkuadrimi nuk mund të lëvizë shpejtë, por siç theksoi, ai është proces që varet nga vullneti i 27 vendeve-anëtaredhe kjo duhet të merret parasysh.

Bruksel  - Kur një vend është kandidat për anëtarësim në BE, siç është Serbia, presim që të sillet në mënyrë evropiane, por dje ndryshimet e miratuara në legjislacionin gjyqësor përfaqësojnë një pengesë serioze në këtë drejtim, deklaroi sot komisarja evropiane për Zgjerim Marta Kos para fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit. "Këto amandamente u miratuan në një mënyrë shumë të shpejtë dhe jo transparente, pa asnjë konsultim", shtoi Kosi.

Pekin - Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe lojtarë të rëndësishëm ekonomikë globalë, Kina dhe Britania e Madhe duhet ta intensifikojnë dialogun dhe bashkëpunimin, tha presidenti kinez Shi Xhinping gjatë një takimi në Pekin me kryeministrin britanik Kir Starmer. Kryeministri britanik bëri thirrje në thellim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kinën për stabilitet global, ndryshime klimatike dhe çështje tjera. "E kam bërë të qartë prej kohësh se Britania e Madhe dhe Kina kanë nevojë për partneritet afatgjatë, të qëndrueshëm dhe partneritet strategjik gjithëpërfshirës", citoi Starmer.

Lisbonë  - Trajneri i Benfikës, Zhoze Murinjo i ka shprehur përshtypjet pas fitores (4:2) ndaj Real Madridit mbrëmë në xhiron e 8-të të Ligës së Kampionëve. Në minutën 90+8, mbrojtësi i Lisbonës, Anatolij Tribun, me kokë e shënoi golin e katërt për Benfikën. Ky gol i mundësoi ekipit që të përfdundojë në vendin e 24-të, në renditjen e përgjithshme dhe të kualifikohet në plejofin e Ligës së Kampionëve.

QËNDRONI TË LIDHUR