09:00/30 janar/2026/
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga “Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri Erasmus+”, e cila do të mbahet në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov sot në konferencë për shtyp do ta paralajmërojë Panairin e ardhshëm për turizëm-amvisëri rurale në Maqedoni që do të mbahet gjatë fundjavës në Shkup.
Shkup - Dukshmëri e zvogëluar deri në 70 metra dhe paraqitje e mjegllës këtë mëngjes ka në aksin rrugor Tetovë - Gostivar, informon LAMM.
Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në viset më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.
Beograd - Transportuesit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina vgazhdojnë t'i bllokojnë terminalet ngarkuese në vendkalimet kufitare të pestën ditë me radhë, përderisa transportuesit në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut i ndërprenë bllokadat pasi që KE-ja kumtoi strategji të re vizash që do ta zgjidhte problemin me kufizimet për qëndrim të shoferëve profesionistë në zonën e Shengenit.
Bruksel - Kolexhi i komisarëve të BE-së solli vendim ta ndërpresë marrëveshjen për punë të këshilltarit të lartë në Drejtorinë e përgjithshme për partneritete ndërkombëtare (DG INTPA) të Komisionit Evropian, Henrik Hololej në bazë të rezultateve nga hetimi i brendshëm i lidhur me gjoja "shkeljet administrative".
Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, i cili duhet të tërhiqet nga funksioni nga fundi i këtij viti, edhe një herë dha mbështetje të fuqishme për atë që një grua ta trashëgojë atë pozicion.
Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e kritikoi sjelljen gjeopolitike të Kinës dhe SHBA-së nën presidencën e Donald Trampit, transmetoi DPA.
Londër - Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se do të ishte "e rrezikshme" për Mbretërinë e Bashkuar të punojë me Kinën, përderisa kryeministri britanik, Kir Starmer polëvizë drejt përforcimittë lidhjeve ekonomike me Pekinin në ditën e fundit të vizitës së tij.
Uashington - I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof deklaroi se është i bindur se grupi militant palestinez Hamas do të çarmatoset si pjesë e planit paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp për Rripin e Gazës.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp e kërcënoi Kanadanë fqinje me tarifa ndëshkuese prej 50 për qind të aeroplanëve që shiten në SHBA.