• e diel, 01 shkurt 2026
MIA FLESH

9:00/30 janar/2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot sërish porositi se Qeveria do të mbështesë dhe zbatojë një marrëveshje për një pagë më të lartë midis punëtorëve dhe punëdhënësve, duke theksuar se për pagën minimale duhet të veprojë sipas ligjit.  "Ofruam rritjen e pagave të nëpunësve administrativë me rreth 40 për qind, LSM e refuzoi rritjen! Dhe në pjesën e pagës minimale, ne duhet të veprojmë sipas ligjit. Do të ketë rritje dhe nivelim. Në momentin e parë kur punëtorët dhe punëdhënësit të arrijnë një marrëveshje, ne si palë do ta mbështesim dhe zbatojmë atë" ka shkruar Mickoski në një postim në "Fejsbuk" duke ndarë fjalimin e tij të djeshëm në parlament për këtë temë.

Shkup- Gjatë sesionit të janarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku morën pjesë deputetët Ivanka Vasilevska, zëvendësshefe, dhe anëtarët Bekim Qoku dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska, u votua Rezoluta për mbylljen e dialogut të pasmonitorimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Teksti i Rezolutës në emër të Komisionit të Monitorimit u përgatit nga referuesit Sibel Arsllan nga Zvicra nga grupi politik i Socialistëve dhe Xhozef O’Rajlli nga Irlanda nga Partia Popullore Evropiane.

Shkup - Për shkak të marshimit protestues "Stop për Çimentoren" të planifikuar për në orën 12:00, nesër do të ketë regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Shkupit. "Nesër duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet një marsh protestues "Sop për Çimentoren" me një itinerar lëvizjeje para Qeverisë së RMV-së në bul. "Ilinden", djathtas përgjatë bul. "VMRO", duke vazhduar përgjatë rr. "Vasill Gllavinov", majtas përgjatë rr. "Dimitrie Çupovski", duke vazhduar përgjatë rr. "11 Tetori" deri para Kuvendit të RMV-së dhe majtas përgjatë rr. "Filipi II i Maqedonisë" deri para Ministrisë së Mjedisit Jetësor në Shkup", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Uashington - Demokratët dhe republikanët në Senatin amerikan kanë arritur marrëveshje për financim të përkohshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (DHS) me qëllim që të evitohet bllokada e re e punës së qeverisë. Marrëveshjen e ka mbështetur presidenti amerikan Donald Tramp, njofton Euronjuz.

Gjenevë - Pijet me sheqer dhe ato alkoolike janë më të lira sepse nuk tatimohen sa duhet, që çon në normë më të lartë të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve tjera, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke shtuar se fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht të prekur.

Bruksel- Njeriu i parë i Partisë popullore evropiane (EPP), Manfred Ueber e ripërtëriu idenë e tij për bashkim të funksioneve në një të kryetarit të Këshillit të Evropës dhe të Këshillit evropian. Sipas Ueber, në këtë mënyrë me një kryetar, BE-ja do të mund "të flasë me një zë" në skenën globale.

Moskë - Në Moskë është matur trashësi e borës prej 61 centrimetra, me çka është rrëzuar rekodedir i trashlsisë së borës i vedosur 32 vjet më parë në kryeqendrën ruse. "Sipas stacionit meteorologjik referues VDNKh, si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të dëborës, niveli i saj është rritur në 61 centimetra, që është një rritje prej tre centimetrash në 24 orë", deklaroi për RIA Novosti, Evgenij Tishkovec, ekspert kryesor në qendrën meteorologjike Fobos. Ai theksoi se në qendër të kryeqytetit, në Balçug, trashësia e dëborës është 69 centimetra, ndërsa në Tushino - 63 centimetra, duke thyer kështu rekordin për lartësinë e rreshjeve të dëborës nga viti 1994, kur ishte 61 centimetra.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se data apo vendi i mbajtjes së raundit të ardhshëm të negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësim të SHBA-së, për përfundim të luftës në Ukrainë, mund të ndryshojë, kumtoi sot kabineti i Zelenskit.

Teheran - Ushtria iraniane ka paralajmëruar për një kundërsulm nëse SHBA-ja kryen çfarëdo sulmi ushtarak, ndërsa kërcënimet midis Teheranit dhe Uashingtonit intensifikohen, raportoi DPA. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura, Amir Akraminia, deklaroi se Irani do t'i përgjigjet edhe aksionit më të vogël ushtarak, sipas Tasnim, agjenci e lajmeve pranë Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Los Anxhelos - Kompania amerikane "Epëll" (Apple)" njoftoi se shitjet e celularëve "Ajfon"  arritën një nivel rekord në tre muajt e fundit të vitit të kaluar të vitit 2025.  Të ardhurat janë rritur për 16 për qind në nivel vjetor në 143.8 miliardë dollarë (rreth 120.6 miliardë euro). Kjo është rritja e tyre më e madhe që nga viti 2021 - falë shitjeve në Kinë, por edhe në Evropë, Amerikë dhe Japoni.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot kumtoi se ekziston rrezik i ulët nga përhapja e virusit Nipah nga India dhe se nuk rekomandon vendosje të kufizimeve për udhëtim ose tregti pasi në vend u konfirmuan dy raste të infektimit. OBSH citoi se India ka kapacitet t'i parandalojë epidemitë e tilla dhe se nuk ka prova të rritjes së transmetimit të virusit nga njeriu në njeri, me vërejtje se është në koordinim të përhershëm me autoritetet shëndetësore indiane. Njëkohësisht, nuk është përjashtuar mundësia për ekspozim të mëtejshëm të virusit, i cili qarkullon mes popullatës së lakuriqëve të natës në disa pjesë të Indisë dhe Bangladeshin fqinj.

QËNDRONI TË LIDHUR