• e martë, 16 dhjetor 2025
MIA Flesh

12:00 / 12 dhjetor / 2025 

Shkup – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar gjatë natës ka kryer mbikëqyrje në atarin e fshatit Negotinë e Gostivarit, ku ishte gjetur trupi i një personi të vdekur deri më tani i paidentifikuar i varrosur në një gropë, informojnë nga Prokuroria Publike. “Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për grua e cila paraprakisht ishte shpallur e zhdukur me indikacione se ishte privuar jashtëligjshëm nga liria, prokurori publik urdhëroi autopsi dhe identifikim të personit të ndjerë dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes”, njoftoi PP. 

Shkup - Komisioni për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës informon se në kuadër të punës së vazhdueshme për përcaktimin e shkeljeve të mundshme të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, ka kryer mbikëqyrje në disa autoshkolla në territorin e Republikës, me çka veprimet e Komisionit përfshijnë aktivitete që ndërlidhen me mbi 40 autoshkolla. “Gjatë inspektimit janë konstatuar indikacione që tregojnë në mundësinë e sjelljes së koordinuar të autoshkollave - një kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë që paraqet shkelje të mundshme të nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës", theksohet në njoftimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

Shkup – Evropa qartë bëri të ditur se barazia nuk është zgjedhje, por standard dhe ne atë standard e pranojmë jo vetëm sepse duhet, por sepse besojmë në shtet i cili nuk ka qytetarët të privilegjuar dhe të paprivilegjuar, porositi sot ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në fjalimin e saj në Konferencën “Barazia gjinore si gurthemel i anëtarësimit drejt BE-së”, që po mbahet sot në Shkup. “Në Bashkimin Evropian, barazia gjinore nuk është temë dytësore, por vlerë themelore e ngulitur në ligjin evropian, parakusht për një shoqëri demokratike, ekonomi të fortë dhe kohezion midis qytetarëve. Progresi në këtë fushë është një detyrim ligjor për çdo vend që dëshiron të jetë pjesë e Unionit, por edhe një investim inteligjent në një zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Evropa e ka bërë të qartë se barazia nuk është zgjedhje, por standard. Dhe ne e pranojmë këtë standard jo vetëm sepse duhet, por sepse besojmë në një vend që nuk ka qytetarë të privilegjuar dhe të paprivilegjuar. Ndërsa pikërisht Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Minerale është një shembull pozitiv i kësaj sot, me një ekuilibër gjinor 50 kundër 50, ne tregojmë se institucionet mund dhe duhet të jenë nxitës të barazisë”, theksoi ministrja.

Shkup - Perspektiva gjinore duhet të integrohet plotësisht në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendësministrja për Çështje evropiane, Viktorija Trajkov në konferencën "Barazia gjinore në fokusin e anëtarësimit në BE - udhërrëfyes për Maqedoninë e Veriut". Ajo theksoi se kjo nuk është vetëm një detyrim evropian, por nevojë thelbësore për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe inkluzive. "Me Konferencën e sotme duam të theksojmë qëllimin kryesor - të forcojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të integruar plotësisht perspektivën gjinore në procesin eurointegrues", theksoi Trajkov në fjalën hyrëse.

Shkup – Rreth 80.000 kompani janë aktive në vend, ndërsa për 40 për qind është rritur numri i atyre që në mënyrë elektronike parashtrojnë fatura, informon sot drejtoresha e Regjistrit Qendror, Anita Stamnova. Siç theksoi Stamnova, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media në Drejtorinë e Doganave, gjithnjë e më e vogël është tendenca e biznesit për punë me dokumente në formë letre. “Kemi rritje të numrit të kompanive të hapura, përkundër kompanive të mbyllura. Është evident interesimi te biznesi për punë të digjitalizuar, elektronike”, potencon drejtoresha. 

Shkup - Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, katër gradë nën zero. Siç informon DPHM-ja, temperatura minus sot në mëngjes është matur edhe në Shkup-Petrovec dhe Manastir (-3), Tetovë, Shtip dhe Strumicë (-2) dhe Kriva Pallankë, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës (-1). Zero gradë janë matur në Prilep, Veles, Kavadar dhe Gjevgjeli, 1 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Ohër dhe Pretor, 2 gradë në Vinicë, Krushevë dhe në Kodrën e Diellit dhe 5 gradë në Kumanovë. 

Shkup – Prej orës 10:30, vendkalimi kufitar grek “Niki” është mbyllur për qarkullim të automjeteve transportuese, njoftuan sot nga Lidhja Automote e Maqedonisë. Nuk ka më shumë hollësi për momentin.

Athinë - Protestë në portin në Selanik për sot caktuan bujqit nga Greqia veriore, ku do të arrijnë me traktorë, autobusë dhe automjete bujqësore nga bllokadat e vendosura në rrethinën e qytetit, ndërsa për shkak të tubimit, vendkalimet Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë, të paktën derisa zgjat protesta, pritet të jenë të hapura, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në Selanik, qëlimi i bujqve është që simbolikisht në disa orë ta bllokojnë portin. Paralajmërimet janë që pas përfundimit të protestës, në takim të vendoset nëse gjatë ditës së sotme sërish do të bllokohen vendkalimet kufitare.

Bruksel - Askush, pa pyet, nuk duhet të përzihet në demokracinë evropiane, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla fon der Lajen në një intervistë për portalin bellg "Politiko". "Kur bëhet fjalë për zgjedhje, nuk është puna jonë të vendosim se kush do të jetë lider i ndonjë vendi, por i popullit të atij shteti. Ajo është e drejtë sovrane e votuesve dhe duhet të respektohet", theksoi Fon der Lajen në një komentin e fundit kritik të llogarisë së liderëve evropianë nga ana e presidentit amerikan, Donald Tramp, dhe akuzat që lidhen me BE-në në Strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-së, e publikuar javën e kaluar. Trampi të martën, gjithashtu në një intervistë për "Politiko", vlerësoi se Evropa është një "grup shtetesh në shkatërrim" të udhëhequr nga "njerëz të dobët". Mendoj se po dobësohet. Mendoj që nuk dinë çfarë të bëjn[. Evropa nuk dinë çka të bëjë", tha Trampi, duke iu referuar liderëve të vendeve evropiane. 

Londër - Britania e Madhe "me shpejtësi zhvillon" plane për të përgatitur të gjithë vendin për një luftë të mundshme, deklaroi ministri i Mbrojtjes Al Karns. Ai paralajmëroi për "hijen e luftës" që varet mbi Evropën, duke thënë se aktiviteti armiqësor i inteligjencës kundër Britanisë së Madhe ishte rritur me më shumë se 50 për qind gjatë vitit të kaluar, publikoi Skaj njuz. "Hija e luftës përsëri po troket në derën e Evropës. Ai është një realitet. Duhet të jemi të përgatitur ta parandalojmë", tha ai. Komentet e tij erdhën vetëm një ditë pasi shefi i NATO-s, Mark Rute, u tha aleatëve se Evropa duhet të përgatitet për një konflikt me Rusinë në një shkallë "siç e kanë duruar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë", duke iu referuar Luftës të Parë dhe të Dytë Botërore.

Alikante - Një grua nga qyteti spanjoll Alikante u pushua nga puna për shkak që shkonte në punë më herët. Në shpjegimin për pushimin nga puna është theksuar se ajo nuk i kishte ndjekur rregullat e kompanisë. Punëdhënësi pretendon se shkuarja më herët në punë është shkelje serioze e rregullave të kompanisë, shkelje e disiplinës në punë dhe mosrespektim i udhëzimeve të eprorëve. Punonjësja disa herë u paralajmërua se shkuarja e saj në punë 40 minuta para orarit të punës ishte e pakuptimtë, por ajo vazhdoi, gjë për të cilën u pushua nga puna.  

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp është “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga Ukraina dhe Rusia, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerolajn Levit. Ajo shtoi se Trampi është i lodhur nga takimet e pakuptimta dhe dëshiron të shohë vepra për t’i dhënë fund luftës. “Ai nuk dëshiron më fjalë. Ai dëshiron vepra. Ai dëshiron që kjo luftë të përfundojë”, tha Levit. Bisedimet me Kievin dhe Moskën vazhdojnë përmes të dërguarit special të SHBA-së, Stiv Uitkof dhe ekipit të tij.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja shumë shpejt do të fillojë sulme mbi rrugët tokësore nëpër të cilat transportohet droga nga Venezuela për SHBA. Trampi gjatë javëve të kaluara disa herë u kërcënua se do të urdhërojë sulme me qëllim që t’i kapë pakot me drogë të cilat transportohen në rrugë tokësore. Armata amerikane sulmon edhe anije në Detin e Karaibeve, për të cilat dyshohet se kontrabandojnë drogë në korniza. 

Uashington - Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Uashingtonit, gjë që ka çuar në urdhra evakuimi për dhjetëra mijëra banorë. Guvernatori Bob Ferguson bëri thirrje që popullata në zonat e prekura të ndjekë udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të evakuohen. Besohet se deri në 100.000 banorë janë prekur nga urdhrat e evakuimit. "E kuptoj që shumëkush në shtetin tonë ka përjetuar përmbytje të konsiderueshme në të kaluarën", tha Fergusoni në një postim në "X". "Megjithatë, po përballemi me një situatë historike, duke pritur 24 inç më shumë se niveli rekord i përmbytjeve", shtoi ai.

Madrid - Humbja e fundit për "mbretërit" nga Mançester Siti me rezultatin 1:2 në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve i ka nxitur paralajmërimet për zëvendësim të trajnerit Çabi Alonso. Në fillim zëra për këtë ndryshim ka pasur pas humbjes në La Liga nga Selta me rezultatin 0:2. Lajmet e fundit nga Real Madridi  janë se Alonso do të ketë edhe një mundësi - por duhet ta fitojë Alavesin, ndërsa disa mediume konsiderojnë se muaji i ardhshëm (janari) do të jetë i rëndësishëm për Alonson. Kushti është që ekipi ta fitoj Super kupën.

QËNDRONI TË LIDHUR