18:00/ 15 dhjetor/ 2025
Shkup - Përfitime për qytetarët, sektorin e biznesit dhe industrinë turistike janë pritjet nga linja e re ajrore të drejtëpërdrejtë Shkup-Pragë, i cili nga sot operohet nga kompania ajrore me buxhet të ulët "Viz er". Do të ketë fluturime çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Në rrjetin e destinacionit të aeroportit të Shkupit prej sonte një pjesë do të jetë dhe fluturimi për Këëln, me katër fluturime në javë me "Viz er", secilën të hëne, të mërkurë, të premte dhe të dielën. "Kjo linjë ajrore është mesazh se Maqedonia i hap dyert drejt Evropës dhe e përforcon ndërlidhjen me një nga rajonet më dinamike. Fluturimi i relacionit Shkup - Pragë është rezultat i vizionit - për ta bërë Maqedoninë më të arritshme, të hapur dhe konkurruese, tha ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska në hapjen solemne me rastin e fluturimit të parë nga Shkupi që është realizuar në orën 14:20.
Shkup - Gjykata e Apelit në Shkup ka rrit dënimin me burg të Vasill Jovanovit në 13 vjet. Jovanov u dënua në shkallën e parë me 12 vjet burg për "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion". Ai në janar të këtij viti, duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91km/orë, pa patentë shoferë dhe nën ndikimin e alkooolit, ka kaluar në semafor të kuq në vendkalimin për këmbësor dhe goditi Frosina Kulakovën, e cila ka vdekur në vendngjarje. "Gjykata e Apelit në Shkup në interes të publikut dhe mediave informoi se, duke vepruar sipas lëndës penale KZH-696/25, pas seancës publike të mbajtur më 06.10.2025, ndërsa pas kryerjes së këshillimeve dhe votimit në një pjesë të mbyllur të seancës më 27.10.2025, mori vendim me të cilin e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe e hodhi poshtë si ankesë tëpabazuar të të akuzuarit V.J. nga Shkupi", thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit Shkup.
Shkup– Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi njoftoi se në koordinimin e sotëm me koordinatorët e grupeve parlamentare ishte dakorduar që të formohet grup pune për Kodin Zgjedhor. Gashi në brifing me gazetarët informoi se ai ka kërkuar për një javë çdo grup parlamentar te ai të dorëzojë propozime për nga dy përfaqësues. “Do ta udhëheq unë. Shpresoj. Do të shohim se si do të veprojmë me deputetët që hyjnë dhe dalin si të pavarur. Sigurisht që do t'i ftojmë të marrin pjesë. Këmbëngulja ishte që ta formojmë dhe të fillojmë punën. Synojmë të zgjerojmë përbërjen e grupit të punës me përfaqësues nga institucione të tjera. Do të përpiqemi të ftojmë të gjithë ata që preken nga zgjedhjet”, tha spikeri.
Shkup – Me ndriçimin solemn të bredhit të Vitit të Ri dhe hapjen e Bazarit të Krishtlindjeve sonte në orën 18 në sheshin Maqedonia, zyrtarisht fillon programi festiv “Shkupi – përralla dimërore e Vitit të Ri”, i cili do të zgjasë deri më 31 dhjetor. Siç bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, qëllimi është që kryeqyteti të pozicionohet si metropol bashkëkohor evropian me përmbajtje të vazhdueshme dhe të larmishme festive për të gjitha gjeneratat. ”Sot në orën 18:00, në zemër të qytetit në sheshin Maqedonia, do të ndizet në mënyrë ceremoniale pema e Vitit të Ri dhe do të hapet zyrtarisht Bazari i Krishtlindjeve, duke shënuar simbolikisht fillimin e ngjarjeve festive në kryeqytetin tonë. Me këtë ceremoni, Shkupi po bën një hap të rëndësishëm përpara drejt vizionit të zhvillimit krah për krah me qytetet moderne evropiane, duke krijuar ngjarje që sjellin energji pozitive, bashkim dhe gëzim për të gjitha gjeneratat tona”, tha Georgievski.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme sot zyrtarisht shënoi përfundimin e projektit "Ndërtimi i sistemit arsimor hibrid në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë", me të cilin vendosen themelet e një sistemi modern, të qëndrueshëm dhe teknologjikisht të avancuar për trajnim policor, informojnë nga MPB. Projekti, i realizuar në partneritet me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe me mbështetje financiare të Republikës Federale të Gjermanisë, Mbretërisë së Norvegjisë dhe kontributeve shtesë të Finlandës, gjatë viteve të kaluara mundësoi transformim qenësor të mënyrës së përsosjes profesionale dhe zhvillimit profesional në kuadër të Ministrisë.
Shkup - Përmes më shumë se pesëmbëdhjetë rrugëve do të bëhet rikonstruksioni në komunën e Karposhit me mbështetje nga Qeveria. Komuna do të ndryshojë ngadalë pamjen e saj urbane dhe do të zhvillohet, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës së tij sot në komunën e Karposhit. Ai së bashku me kryetarin e komunës Sotir Lukrovski, bëri një inspektim të rikonstruksionit të rrugës "Jurij Gagarin", një projekt që po realizohet me mbështetje të Ministrisë së Transportit, në bashkëpunim me komunën.
Shkup - Benzina dhe eurodizelli prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për një denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim u krye ulja e çmimeve të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,09 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 73 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 75, EURODIZEL BS (D-E V) për 66,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 65,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 0,248 denarë për kilogram ulet dhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 32,635 denarë.
Tetovë - Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës u zhvillua prezantim informues rreth veprimtarisë dhe misionit të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Në këtë ngjarje, auditori u njoh me këtë institucion që ka një mision të rëndësishëm, si dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës nga aspekti historik, ushtarak, ekonomik, juridik, ekologjik, kulturor, psikologjik, mjeko-ligjor dhe sociologjik, duke përfshirë edhe dimensione të tjera me rëndësi për një kuptim të plotë dhe gjithëpërfshirës të këtyre krimeve. Organizimin e kësaj veprimtarie e përshëndeti dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i cili theksoi se të flasësh për krimet e luftës në Kosovë nuk është vetëm një akt kujtese; është një detyrim moral dhe një thirrje për vetëdijesim, për të mos u bërë të verbër përballë padrejtësisë.
Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se organet e partisë kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me socialistët në pushtet në përgatitjen e ligjit të ri zgjedhor dhe reformës territoriale. "Ndërhyrjet në ligjin zgjedhor ose reformën territoriale janë të nevojshme, por me aktin e ndërmarrë nga Edi Rama për të zgjedhur Endrit Shabanin si Avokat i popullit, pasi opozita tërhoqi nënshkrimet e saj në mbështetje të tij, ai ka treguar se çdo formë bashkëpunimi me të është thjesht fiktive, thjesht një fasadë. Udhëheqësia e Partisë Demokratike ka vendosur të ndërpresë çdo lloj bashkëpunimi me shumicën kriminale ose pseudo shumicën. Edi Rama ka nënshkruar përfundimin e këtij bashkëpunimi", ka thënë Berisha.
Berlin - Përfunduan bisedimet në Berlin ndërmjet presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenskit dhe përfaqësuesit amerikan, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, publikoi Ukrainform. Sipas mediave ukrainase, takimi në të cilin u shqyrtuan 20 pika nga plani amerikan paqësor, zgjati dy orë. Një burim i paidentifikuar ukrainas deklaroi se Zelenski tashmë është në takim me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmajer.
Berlin - Gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenskit në Berlin u prezantua plani prej 10 pikësh, i cili parashikon që Gjermania të thellojë angazhimin ndaj mbrojtjes së Ukrainës përmes investimeve të përbashkëta, integrimit të mëtejshëm tregtar dhe mundësive për garantimin e investimeve. "Një industri e fortë mbrojtëse ukrainase është çelësi i mbrojtjes kundër agresionit rus dhe paraqiti një element të rëndësishëm të garancive të sigurisë për të penguar agresionin e ardhshëm rus", thuhet në dokument.
Budapest – Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban para fillimit të mbledhjes së Komitetit për Çështje Evropiane në Parlamentin në Budapest në Fejsbuk njoftoi se po përgatitet për Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian në Bruksel. "Rreziku është i thjeshtë: luftë ose paqe. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër zgjidhjes së luftës ruse-ukrainase. Evropa është në prag të një mundësie të madhe: SHBA-ja mund t'i japë fund së shpejti luftës që ne evropianët nuk kemi mundur ta zgjidhim për katër vjet. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse t'i mbështesim ata", theksoi Orbani.
Kiev – Kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi sot se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Ukrainës kanë bërë progres real gjatë raundit të dytë të bisedimeve paqësore në Berlin për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, bën të ditur Rojters. "Gjatë dy ditëve të fundit, bisedimet midis Ukrainës dhe SHBA-së kanë qenë konstruktive dhe produktive, me çka është arritur progres", bëri të ditur Umerovi në platformën Iks, i cili është sekretar i Këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës. Ai ka thënë se ekipi amerikan i udhëhequr nga Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, "punon jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive për të ndihmuar Ukrainën të gjejë një rrugë drejt një marrëveshje të qëndrueshme paqësore".
Rabat– Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa 14 janë lënduar në vërshimet në qytetin bregdetar maroken Safi. Shirat e rrëmbyeshëm dje vërshuan shtëpi dhe shitore në pjesën e vjetër të Safit, ndërsa uji i mbledhur mori automobila. Për shkak të vërshimeve sot shkollat janë mbyllur. Maroku pas shtatë vjetëve thatësirë përballet me shira të rrëmbyeshme dhe reshje të borës në vargmalin Atllas.