MIA FLESH
- Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, nga dita e sotme deri më 18 prill 2026, po qëndron në SHBA, në Uashington, ku do të marrë pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Gjatë qëndrimit, ministrja do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, do të zhvillojë takime në Thesarin e SHBA-së, si dhe me përfaqësuesit e disa institucioneve financiare ndërkombëtare dhe investitorë.
- Post By Melahat Baftija
- 17:56, 14 prill, 2026
18:00/14 prill 2026
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit Zhvillimor të Mbretërisë së Belgjikës, Maksim Prevo, nesër do të zhvillojë vizitë dyditore në vend, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si pjesë e vizitës së tij të parë në vend, ministri Prevo do të zhvillojë takim kokë më kokë me homologun e tij, ministrin Timço Mucunski, pas të cilit është planifikuar një takim plenar i dy delegacioneve zyrtare, i ndjekur nga një deklaratë e përbashkët për mediat.
Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, nga dita e sotme deri më 18 prill 2026, po qëndron në SHBA, në Uashington, ku do të marrë pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Gjatë qëndrimit, ministrja do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, do të zhvillojë takime në Thesarin e SHBA-së, si dhe me përfaqësuesit e disa institucioneve financiare ndërkombëtare dhe investitorë.
Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës bën të ditur se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përpiloi analizë krahasuese të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore, që tregon se në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të këtij viti është regjistruar një rritje minimale e çmimeve të shitjes, derisa një pjesë nga presioni nga rritja e çmimeve të furnizimit është abosorbuar nga tregtarët.
Shkup - Një zonë e mbrojtur nga UNESKO është një nga pengesat kryesore për zbatimin e zgjidhjes së autostradës në një pjesë të Korridorit 8 drejt Shqipërisë, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, gjatë një vizite me rastin e fillimit të rikonstruimit të rrugës së "Samarxhinjve" dhe pesë pjesëve të tjera më të vogla në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ljutkov paralajmëroi se në maj pritet vizitë e një delegacion të UNESKO-s për të inspektuar situatën në terren.
Gostivar - Skuadra e Arsimit e ka shënuar fitoren e dhjetë në kampionat pasi që sot në terren vendor e mundi Pelisterin me 1:0 në duelin e xhiros së 27-të të LPF: Golin e vetëm e shënoi Muhxhedin Dardhishta në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë mysafirët nga Manastirit ishin skuadra më e mirë, por nuk arritën ta barazojnë.
Kiev - Të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa 29 u plagosën në një sulm rus ndaj qyteteve ukrainase Herson dhe Dnjepar (Dnjepar), ndërsa një dron rus qëllloi një anije tregtare nën flamurin liberian i cili lundron përgjatë korridorit detar, lajmëroi "Ukrinform". Forcat ruse herët në mëngjes me dron sulmuan një spital në qendër të Hersonit, me ç'rast u plagosën katër të punësuar, kumtoi administrata ushtarake e qytetit përmes "Telegram"-it. Është lënduar edhe jë burrë 62 vjeçar, pasi nga droni u hodhën mjete shpërthyese mbi automobilin e tij.
Uashington - Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens e akuzoi Iranin për "terrorizëm ekonomik" dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të përgjigjet në mënyrë të njejtë përmes bllokadës detare. "Atë që po e bën irani është akt i terrorizmit ekonomik kundër tërë botës. E kërcënuan çdo anije që kalon nëpër ngushticën e Hormuzit. Presidenti tregoi se që të dy mund ta luajnë lojën. Nëse irani kryen terrorizëm ekonomik, ne do t'i përmbahemi parimit të thjeshtë - nuk do të kalojë asnjë anije iraniane", deklaroi vens për "Foks njus".
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron deklaroi se ka biseduar me presidentin e Iranit dhe të SHBA-së, Donald Tramp dhe Masud Pezeshkian për ndërprerje të zjarrit dhe hapje të ngushticës së Hormuzit.
Bejrut- Hezbollahu nuk do të respektojë asnjë marrëveshje që do të dilte nga negociatat midis Libanit dhe Izraelit nën kujdesin e SHBA-së, deklaroi anëtari i Këshillit politik të grupit, Vafik Safa. Sipas tij, Hezbollahu "nuk është aspak i interesuar për rezultatin e negociatave midis Libanit dhe armikut izraelit" dhe se "ajo që është rënë dakord nuk do t’i detyrojë ata". Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka treguar se qëllimi i tij është çarmatimi i Hezbollahut, si dhe një marrëveshje e mundshme paqeje midis Libanit dhe Izraelit.
Nju-Jork - Liga NBA sot e kumtoi listën prej 36 referëve të cilët janë nominuar t'i udhëheqin ndeshjet e turneut të plej init dhe raundit të parë të plej ofit. Në atë listë është edhe Natali Sago, e cila është gruaja e tretë e cila do të ndajë drejtësinë në një ndeshje plej ofi në ligën e NBA-së. Para saj referuan: Violet Palmer dhe Eshli Mojer-Gliç.