• e martë, 16 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00 / 16 dhjetor / 2025

Shkup - Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski njoftoi sot se ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga detyra e tij. Kocevski në shpjegimin që ai personalisht i dha mediave, theksoi se e kreu me nder dhe dinjitet detyrën që po linte, dhe se jepte dorëheqje për shkak të, siç tha ai, "mosrespektimit të dukshëm të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit". "Dëshmi për këtë është se sot, vetëm një orë para fillimit të planifikuar, më është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku do të diskutohet shkarkimi im. Mocioni për shkarkim nuk më është dërguar fare, kështu që nuk e di se çfarë duhet të pranoj", tha Kocevski.

Shkup - Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe më pas mbikëqyrje nga ekspertë është iniciuar nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në lidhje me foshnjen e porsalindur të vdekur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. "Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, shpreh fillimisht ngushëllimet më të sinqerta për prindërit. Me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe sqarimit të plotë të rastit, ministri Azir Aliu ka iniciuar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, pas së cilës do të vijojë edhe një mbikëqyrje profesionale. Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me inspektoratin, do të veprojë në mënyrë profesionale, të specializuar dhe transparente, me qëllim informimin e saktë dhe objektiv të opinionit publik mbi rrethanat e këtij rasti, si dhe mbi aktivitetet e ndërmarra nga aspekti profesional", njoftojnë nga Ministria.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Popullore Demokratike të Algjerisë, me seli në Bukuresht, Abdelmaxhid Naamun. Emërimi i tij, siç tha presidentja, është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Algjerisë, të bazuara në mirëkuptim dhe respekt reciprok. Sipas saj, angazhimi i përkushtuar dhe profesional i ambasadorit Naamun do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe të partneritetit në nivel dypalësh dhe shumëpalësh.

Shkup - Me kërkesë të prokurores publike, sot në Gjykatën themelore penale - Shkup është shtyrë seanca gjyqësore kundër ish-drejtorit të Burgut hetues në Shutkë, Filip Andov - Sokol dhe disa të punësuarve në burg, të akuzuar për mundësim të daljes së të dënuarve për nevoja private. Në fillim të seancës së sotme u parashtruan listat e dëshmive, me çka përfundoi procedura dëshmuese dhe procesi gjyqësor duhej të vazhdonte me paraqitjen e fjalëve përmbyllëse. Megjithatë, me kërkesë të prokurores publike, seanca është shtyrë dhe është ricaktuar për më 26 dhjetor.

Shkup - Enti Shtetëror i Revizionit shënon 26 vjet punë transparente, llogaridhënëse dhe të përgjegjshme dhe investim të përpjekjeve dhe njohurive për ruajtjen e financave publike në Maqedoni, duke përfshirë mbi 1.400 subjekte nga sektori publik. Në vazhdimësi dëshmojmë se jemi rojtar të mjeteve publike, përkatësisht mjete të obliguesve tatimor, në drejtim të sigurimit të shfrytëzimit më të mirë të mjeteve publike dhe ofrim të shërbimeve më cilësore për qytetarët, porositi kryerevizori shtetëror Maksim Acevski. Me 60-70 revizione në vit ESHR është një element kyç në menaxhimin transparent dhe përgjegjës me financat publike. Kryerevizori shtetëror shprehu kënaqësi me veprimet e ndërmarra nga institucionet për raportet revizore, duke theksuar se veprimi për Onkologjinë, për furnizimin e mazutit nga TEC Negotinë, për gërmimet në REK Bitola dhe spitalin në Prilep bazohen në raportin përfundimtar revizor të ESHR-së.

Shkup - Drejtoria e doganave u bë me sistem për analizë të rrezikut dhe depo të të dhënave me të cilin pritet të përmirësohet kontrolli i tërë vëllimit të këmbimit tregtar dhe asgjësimit të tentimeve për krim dhe ekonomi gri. Sistemi për analizë të rrezikut dhe depo të të dhënave implementuar me grant nga Republika e Koresë në vlerë prej 4,75 milionë dollarëve, ndërsa sot në promovimin zyrtar, Doagana e vendit mori edhe dy qen nga Koreja të cilët do të jenë pjesë e ekipit K9 të Drejtorisë së Doganave. "Të gjitha të dhënat për tërë importin, eksportin, të dhënat për mallrat akcizë, tërë evidencën e konfiskimeve, paraqitjet kundërvajtëse dhe penale janë integruar në Sistem ku të njejtat analizohen me mbështetje të inteligjencës së përparuar artificiale. Njëherit i njejti siguron të dhëna për dërgesa, vlera e të cilave ndryshon nga çmimet e bursave, por edhe vlerat e të cilave janë nën mesataret në pajtim me analizën e vlerës së tërë importit, me çka i alarmon nëpunësit doganorë për kontroll të kontejnerëve me dërgesa të këtilla, e tëra me qëllim që të parandalohen tentimet për mashtrim doganor. Në pjesën e parandalimit të tentimeve për krim, me rëndësi thelbësore është edhe analiza e të dhënave për udhëtarë në komunikacionin ajror që na mundëson targetim më efikas të profileve me rrezik të lartë të udhëtarëve", theksoi drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski në konferencën e përbashkët për shtyp me komisarin e Shërbimit doganor korean, Limjon Ku.

Shkup - Enti Shtetëror i Revizionit është institut që në dekadat e fundit është ndërtuar si shtyllë e pavarur, profesionale dhe e besueshme në sistemin e kontrollit dhe menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, në shënimin e 26-të vjetorit të ESHR-së. Ministria e Financave, theksoi Dimitrieska Koçoska, e vlerëson shumë rolin e revizionit shtetëror në përparimin e qeverisjes së mirë dhe në sigurimin e përdorimit racional dhe ligjor të mjeteve të taksapaguesve. "Në një kohë sfidash të rritjes fiskale, resurse të kufizuara dhe pritje të ndryshme nga qytetarët, çështjet që lidhen me menaxhimin e përgjegjshëm me financat publike, transparencën dhe llogaridhënien po fitojnë rëndësi edhe më të madhe. Pikërisht këtu, roli i ESHR-së është me rëndësi thelbësore, jo vetëm si mekanizëm kontrolli, por edhe si partner në përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e një mjedisi kontrolli efikas dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjeteve publike", deklaroi Dimitrieska Koçoska. 

Shkup - Zëvendëskryeministri, Arben Fetai së bashku me UNODC dhe Iniciativën Rajonale Antikorrupsion (RAI), do të jetë nikoqir i panelit me rëndësi për vendin ku do të diskutohet për strategjitë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit. “Aty do të flas për lidershipin e Qeverisë në zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit, me fokus te mekanizmat konkretë të implementimit, koordinimi institucional dhe ndërtimi i besimit të qytetarëve”, njoftoi Fetai përmes një postimi në facebook. Me temën “Formësimi i integritetit të së nesërmes”, CoSP11 do të trajtojë, ndër të tjera forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për rikthimin e aseteve të paligjshme, promovimin e integritetit në sektorin privat si dhe angazhimin më të madh të shoqërisë civile.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot para fillimit të seancës së 76-të e informoi Kuvendin se prokurori shtetëror Lupço Kocevski ka parashtruar në Kuvend kërkesë për ndërprerje të funksionit. Konform kësaj kërkesë, siç tha, debati rreth shkarkimit të tij do të ishte i pakuptimtë, kështu që kjo pikë në rendin e ditës nuk do të shqyrtohet. Paraprakisht sot në deklaratën për mediar Kocevski njoftoi se ka dhënë dorëheqje të pëarevokueshme të funksionit. Propozimi për dorëheqjen e tij që duhej të shqyrtohej në seancën e 76-të e vlerësoi si vendim politik. Tha se nga funksioni që e ka kryer më pak se dy vite "largohet krenar me kokën lartë, por edhe me zhgënjim për shkak të mosrespektimit të dukshëm të parimeve mbi të cilat shtrihet shteti juridik". Dëshmi për atë, siç theksoi, është ajo që madje sot në orën 10, një orë para mbledhjes së caktuar për shkarkimin e tij, i është dorëzuar ftesa për prani, ndërkaq nuk i është parashtruar as propozimi për shkarkim.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe institucionet dhe organet e tjera arsimore, fitojnë gjithnjë e më shumë partnerë në përpjekjet për avancimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor. Jam e bindur se kështu duhet të jetë, sepse arsimi është  përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijëve tanë është misioni ynë i përbashkët, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ministrja gjatë vizitës së sotme në SHMSH "Naum Ohridski" në Shkup, ku me mbështetjen e kompanisë OKTA është vendosur sistem fotovoltaik që do të sigurojë kursime të konsiderueshme të mjeteve financiare në të ardhmen.

Tiranë - Të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Shqipërisë tregojnë se vetëm në tremujorin e tretë të vitit (korrik-shtator) investimet e huaja direkte arritën në 449 milionë euro, krahasuar me 406 milionë euro që ishte vlera vjet në të njëjtën periudhë. Ndërsa si periudhë 9-mujore u regjistrua shifër rekord sa i takon parave të huaja të injektuara në ekonominë vendase. Nga janari deri në shtator investimet e huaja arritën 1.2 miliardë euro, duke u rritur me 51 milionë euro krahasuar me vjet. "Ky vit po e thellon edhe më shumë ‘fiksimin’ e të huajve për të blerë prona në Shqipëri, duke u larguar gjithnjë e më tepër nga sektorët tradicionalë si energjia, apo industria nxjerrëse", njofton BQSH.

Hagë - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot në Hagë deklaroi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për "agresionin kriminal". Zelenski, gjithashtu, iu drejtua parlamentit holandez, para konferencës për formimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, e cila do të shqyrtojë kërkesat për kompensim për dëmet e luftës së shkaktuar nga lufta dhe është pjesë e mekanizmit ndërkombëtar të kompensimit. Presidenti ukrainas ndodhet për vizitë zyrtare në Hollandë. 

Moskë - Zëdhënësi i Krmelinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se Rusia nuk dëshiron armëpushim të përkohshëm që do t'i jepte Ukrainës pauzë për ta vazhduar luftën, por paqe të plotë. "Ne duam paqe. Nuk duam armëpushim për t'i dhënë pauzë Ukrainës dhe për ta përgatitur për vazhdim të luftës", deklaroi Peskov para gazetarëve, duke e komentuar propozimin e Kievit për armëpushim gjatë Krishtlindjeve. Peskov shtoi se Moska do të marrë pjesë në bisedime vetëm nëse ekziston dëshirë e sinqertë për arritje të paqes së përhershme.

Moskë - Një incident i rëndë dhe tragjik ndodhi në një shkollë të rajonit të Moskës mëngjesin e sotëm kur një adoleshent me thikë ka sulmuar njerëz në një institucion arsimor. Pesëmbëdhjetë vjeçari është burgosur në fshatin Gorki, në afërsi të Moskës, pasi është i dyshuar për vrasjen e një djali dhjetë vjeçar. Rëndë janë lënduar edhe tre nxënës dhe një roje sigurimi, në sulmin ndaj një shkolle. Sipas informacioneve të disponueshme, adoleshenti T.K. është nxënës i klasës së nëntë në shkollë. Ai e ka filluar sulmin duke ardhur i armatosur, fillimisht e ka spërkatur sigurimin me sprej, ndërsa më pas e ka goditur me thikë. Më pas ka hyrë në shkollë dhe fillur të sulmojë fëmijët. 

Nju Jork - Sudani, i shkatërruar nga lufta dhe i përfshirë në krizën më të keqe të refugjatëve në botë, është përsëri në krye të listës së vendeve të rrezikuara nga përkeqësimi i mëtejshëm i situatës humanitare në vitin 2026, njoftoi sot Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtim (IRC). Renditja e IRC-së përfshin 20 vende që janë më të rrezikuarat në vitin 2026, ndërsa Sudani është në vendin e parë për herë të tretë radhazi. Në vendin e dytë janë Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor, ndërsa në vendin e tretë - Sudani i Jugut. Siç thekson IRC, lufta civile në Sudan, e cila shpërtheu në prill të vitit 2023, nuk tregon shenja qetësimi. Qytete të tëra janë nën rrethim, çka bën të pamundur dorëzimin e ndihmave humanitare, ndërsa çdo përshkallëzim i mëtejshëm i përleshjeve mes forcave paramilitare të Shërbimit të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë sudaneze rrezikon përhapjen e dhunës në pjesë të tjera të Sudanit.

QËNDRONI TË LIDHUR