• e martë, 16 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 16 dhjetor/ 2025

Shkup - Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot do të mbajë mbledhje, në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për ndryshim të vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e RMV-së.

Shkup - Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 76-të, në rend dite të së cilës janë Propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit nga detyra e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe për konfirmimin e politikave kundër migrimit ilegal.

Shkup - Banorët e Maqedonisë në vendet e huaja vitin e kaluar dërguan 310 milion euro në vend ose 2 për qind të PBB-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022. Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.

Shkup - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do të bëhet inaugurimi zyrtar i Odës ekonomike të Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas hapjes së saj të suksesshme në Stokholm në tetor të këtij viti. Siç kumtojnë nga Oda, në inaugurim do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë në vend, ku kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Odës, Samuel Naumovski Vikius, zyrtarisht do ta prezantojë vizionin dhe misionin e odës, si dhe aktivitetet dhe mundësitë e planifikuara për anëtarësim për kompanitë e vendit.

Shkup - Enti Shtetëror për Revizion sot e shënon 26 vjetorin e institucionit të lartë të pavarur, përgjegjës dhe transparent të auditimit në vend. Në jubile do të prezantohen rezultatet e arrtura, kontribiuti i ESHR në avancimin e llogaridhënie dhe transparencë, si dhe sfidat dhe prioritetet në periudhën e ardhshme.

Shkup - Drejtoria e doganave do ta promovojë Sistemin për depo të të dhënave dhe analizë të rrezikut, realizuar me grant nga Republika e Koresë, në vlerë prej 4,75 milionë dollarëve. Sistemin në konferencë për shtyp në Drejtorinë e doganave do ta promovojnë drejtori Boban Nikollovski dhe Li Mijong Ku, drejtor i Servisit doganor të Republikës së Koresë.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëroi se sot do të dihet kryesia e re e partisë pasi që me kërkesë të tij në fillim të dhjetorit dha dorëheqje e tërë kryesia, përveç liderit të partisë. Kryesia e re duhet të konstatohet sot në mbledhjen e sotme të Këshillit qendror. Në intervistën e mbrëmshme për '36 gradë' në RTVM, Filipçe tha se tashmë është gati lista me personat të cilët do të jenë pjesë e kryesisë së re dhe se ajo do të jetë kombinim i njerëzve të rinj dhe me përvojë. Paralajmëroi se pozitën e sekretarit të përgjithshëm do ta ruajë Aleksandar Sasha Dimitrieviq dhe se një prej nënkryetarëve do të jetë ortopedi që ishte kandidat për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Trajanovski.

Bruksel - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas paralajmërimeve është parashikuar që kryeministri Mickoskmi në delegacionin qeveritar sonte të marrë pjesë në ngjarjen e titulluar "Dolli për fqinjët e mirë: Ja sa janë të mirë ballkanasit perëndimorë....", që nën patronazhin e eurokomisares për Zgjerim, Marta Kos e organizojnë ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Port of Spejn - Në kulmin konfilktit mes SHBA-së dhe Venezuelës, shteti ishull karibian Trinidad dhe Tobago u ka lejuar aeroplanëve luftarakë amerikanë që ta përdorin aeroportin e saj për qëllime logjistike, njoftoi mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi. Ky shtet ishull ndodhet vetëm disa kilometra nga bregu i Venezuelës në Amerikën Jugore. Ministria e Punëve të Jashtme në kryeqytetin Port of Spejn njoftoi se i ka dhënë autorizim SHBA-së që ta përdorin aeroiportin e saj në javët në vijim për qëllime siç janë furnizime me racione të personelit.

Meksiko Siti - Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Meksikën qendore, ndërsa edhe tre rezultojnë të zhdukur, njoftuan mbrëmë autoritetet meksikane të aviacionit, njofton DPA. Aksidenti ka ndodhur në zonën industriale në qytetin Topuka, në afërsi të aeroportit lokal.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp dje e përcaktoi fentanil opoioidin sintetik si  "armë për shkatërrim në masë" si pjesë e përpjekjeve për përballje me krizën vijuese me drogën në SHBA. "Zyrtarisht e klasifikojmë fentanilin si  armë për shkatërrim në masë, që në fakt është. Asnjë bombë nuk e bën atë që e bën kjo drogë", tha Tramp derisa e nënshkroi dekretin në Uashington.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ofruan Kievit garancione të sigurisë pas shabllonit të NATO-s, sepse negociatorët amerikan dhe evropian publikuan progres në bisedimet për ndërprerje të luftës së Rusisë në Ukrainë, por marrëveshja për koncesionet territoriale ende është larg. Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Tramp e dhanë ofertën e sigurisë gjatë bisedumeve me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Berlin, deklaruan përfaqësuesit amerikan, por paralajmëruan se një marrëveshje e tillë nuk do të jetë në tryezë përgjithmonë.

Uashington - Ushtria amerikane kumtoi se dje ka kryer edhe tre sulme ndaj anijeve të cekura për kontrabandë të drogës në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor, me ç'rast jetën e humbën tetë persona. Komanda jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) në platformën "X" kumtoi se anijet transportonin narkotikë nëpër rutat e njohura përkontrabandë. Informatat nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit dhe të paradites nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri -2 ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 13 gradë. Në Shkup, paradite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri -5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 8 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR